Si te pergatisni tershere

Tërshëra është një gjellë perfekte për mëngjes, për të nisur ditën me energji të reja, por edhe për të humbur peshë. Në fakt po të shoqëroni tërshërën dhe kosin në të paktën dy vakte në ditë, ju mund të humbisni ato kilet e tepërta shumë lehtë.

Përbërësit:

  • 240 ml ujë
  • 40 g fara tërshëre
  • kripë (opsionale)
  • gjalpë (opsionale)
  • mjaltë (opsionale)
  • kanellë (opsionale)
  • fruta të thata (opsionale)

Shërben:

  • 1 person

Përgatitja:

  • Mbushni një tenxhere me 240 mililitra ujë dhe vendoseni në stufë. Nëse do të përgatisni për më shumë se 1 person, shtoni 240 mililitra për çdo person.
  • Vloni ujin. Në këtë mënyrë tërshërat do të jenë më të forta. Nëse doni që farat e tërshërës të bëhen të buta dhe kremoze, shtoni tërshërën në ujë pastaj vlojeni.
  • Shtoni 40 g tërshërë në tenxhere. Për çdo racion tjetër shtoni po 40 g tërshërë.
  • Zieni tërshërën dhe trazoni. Tërshëra do të thithë ujin dhe do të trashet.
  • Shtoni përbërës të tjerë për shije. Mund të shtoni pak kripë dhe gjalpë për shije. Nëse ju pëlqen pak i ëmbël shtoni mjaltë dhe kanellë. Mund të shtoni edhe fruta të thata, bajame, etj.
  • Gatoni tërshërën për 5 minuta. Sa më shumë t'i gatoni aq më shumë do të zbuten farat e tërshërës. Pasi është gatuar vini kapakun dhe lëreni 2 minuta.
  • Servireni në një tas të thellë. Mund të shtoni përbërës të tjerë si mjaltë për ta bërë më të ëmbël, qumësht ose gjalpë për ta bërë më kremoz, fruta të thata, ose copa frutash të freskëta dhe kanellë. Frymëzohuni çdo ditë sipas oreksit tuaj për të shtuar përbërësit që keni në shtëpi. Shoqërojeni me kos në një vakt ose dy vakte në ditë për të humbur peshë.

Kontakt

  Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
  +355 68 90 22 120
  Autostrada Lushnjë-Fier km7
     Bishqethem, Lushnje 9001

Pikat Tona

  • Lushnjë
  • Tiranë
  • Korçë
  • Sarandë

Shërbime të tjera

Lidhuni me Ne