Biskotti me Lufra!

Është dita ndërkombëtare e biskotave, ose më saktë e biscotti (duke qenë se është recetë Italiane). Prandaj kemi vendosur të ndajmë me ju këtë recetë të mrekullueshme për biskota shtëpie (ose biscotti nga italishtja) për ta bërë sot ose çdo ditë të vitit. Mund t'i hani në mëngjes me kafe, apo pasdite me çaj!

Përbërësit:

  • gjysëm gjalpë Lufra 100 gramshe
  • 170 g sheqer
  • 1 lugë gjelle lëkurë portokalli e grirë
  • 2 vezë
  • 1 e bardhë veze
  • 100 g miell
  • 1 1/2 lugë gjelle sodë buke
  • 1 lugë çaji kripë
  • 50 g çokollatë e bardhë e copëtuar
  • 100 g boronica
  • 300 g fistika (ose bajame)
  • ekstrakt vanilje

Shërbehen:

  • 24 biskota

Përgatitja:

Në një tas të madh, përzieni gjalpin, sheqerin, lëkurën e portokallit, vaniljen me mikser elektrik. Hidhni vezët dhe të bardhën e vezës dhe rrihini mirë. Shtoni sodën e bukës dhe miellin dhe trazoni mirë përzierjen me lugë druri. Shtoni çokollatën e bardhë, pistakiot dhe boronicat dhe trazoni. Mbulojeni tasin me kapak dhe lëreni të ftohet për 30 minuta. Ngrohni stufën në 165 gradë C. Për t'i dhënë formën e duhur biskotave, ndajeni brumin në dy gjysma të gjata në përmasat afërsisht 30 cm me 7.5 cm. Piqini për 30 minuta dhe pastaj pritini në gjerësi nga 2.5 cm, sistemojini në tavën e pjekjes dhe piqini për 15 minuta të tjera, ose sa të marrin ngjyrë të artë dhe lërini të ftohen para se t'i konsumoni. (Për formën shikoni foton për ilustrim).

Kontakt

  Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
  +355 68 90 22 120
  Autostrada Lushnjë-Fier km7
     Bishqethem, Lushnje 9001

Pikat Tona

  • Lushnjë
  • Tiranë
  • Korçë
  • Sarandë

Shërbime të tjera

Lidhuni me Ne