Gjel deti per Vitin e Ri

Ja na erdhi Viti i Ri! Ose po vjen së shpejti. Në çdo familje Shqiptare shtrohet gjeli i detit dhe mezi po e presim atë natë për të ngrënë një gjel të pjekur mirë. Në vend që ta zieni gjelin përpara, ju mund ta gatuani atë ngadalë në furrë, duke e pjekur mirë me gjalpë. Zbuloni recetën tonë për përgatitjen e gjelit dhe të një përsheshi special me kërpudha. Gëzuar dhe ju bëftë mirë!

Përbërësit e gjelit:

  • 1 Gjel deti 9-10 Kg
  • Përshesh me kërpudha
  • 2 portokallë
  • Kripë guri
  • 1/4 filxhan piper ose paprika
  • 1 pako gjalp Lufra 100 gramshe
  • 1 filxhan verë e bardhë
  • sherbelë për garniturë

Përbërësit për përsheshin:

  • 1/4 filxhan vaj ulliri extra-vergine
  • 2 qepë të mëdha, të qëruara të prera
  • 4 qepë të njoma, vetëm pjesët e bardha dhe jeshile e çelët, të qëruara dhe prera imtësisht
  • 4 kokrra hudhrash
  • 1 tufë selino e grirë mirë
  • 250 g kërpudha shiitake
  • 10 filxhan bukë e bardhë, e prerë në kuba, pa kore, të thara
  • 2 filxhan fruta të thata të prera (kajsi ose fik)
  • 1/4 filxhan sherbelë e grirë
  • 2 lugë gjelle trumzë
  • 2 filxhan lëng perimesh e bërë vetë ose e blerë (vegeta, etj)
  • 1 pako gjalp Lufra 100 gramshe
  • kripë guri
  • piper

Shërbehen:

  • 12 porcione

Përgatitja e gjelit:

1. Ngrohni stufën në 190 gradë. Shpëlani gjelin brenda dhe jashtë dhe thajeni mirë me letër kuzhine. Kalojeni në një tavë pjekjeje. Lëreni të rrijë në temperaturë dhome për 1 orë. Palosni krahët poshtë trupit të gjelit. Mbusheni zgavrën me përsheshin e parapërgatitur në temperaturë dhome, dhe lidhjani kofshët me spango gatimi. Shtrydhni një lëng portokalli dhe lyeni apo spërkasni gjelin me lëngun. Shtoni kripë nëpër të gjithë sipërfaqen e gjelit dhe spërkasni piper. Fërkoni erëzat në lëkurën e gjelit me kujdes në mënyrë të njëtratshme në sipërfaqe.
2. Ngrohni lëngun e portokollait tjetër me gjalpin dhe verën në një tigan në zjarr mesatar derisa të shkrijë gjalpi. Gjelin vëreni të piqet në furrë dhe çdo gjysëm ore lyejani sipërfaqen me përzierjen e gjalpit me furçë gatimi çdo gjysëm ore. Piqeni për afërsisht 3 orë e gjysëm deri në 4 orë. Nëse keni termometër gatimi, temperatura në pjesën më të trashë të kofshës duhet të jetë 70 gradë celcius. Nëse nuk ka arritur këtë temperaturë, piqeni dhe për nja 20 minuta. Mos harroni të ktheni tavën e pjekjes në gjysëm të pjekjes dhe mbulojeni me letër alumini që të mos piqet më shumë seç duhet.
3. HIqni përsheshin dhe kalojeni në një tavë tjetër. Piqeni për rreth 30 minuta. Kalojeni në një pjatancë. Lëngjet e tavës ruajini në një pjatë për t'u shërbyer si salcë shoqëruese me gjelin. Priteni gjelin në porcione dhe shtrojeni në një pjatancë me gjithë garnityrën.

Përgatitja e përsheshit:

1. Në një tigan në temperaturë të mesme shtoni 2 lugë gjelle vaj, qepët e njoma dhe të thata, selinon dhe hudhrën dhe gatojini për rreth 20 minuta. Shtoni kërpudhat dhe gatojini për rreth 5 minuta. Transferojini të gjitha në një pjatë dhe lëreni të ftohët për rreth 5 minuta. Kombinojeni përzierjen me bukën, frutat e thata, sherbelën, trumzën në një tas të madh, dhe para pjekjes shtoni gjalpin e shkrirë dhe lëngun e perimeve, kripën, piper, dhe përziejini.
2. Për të gatuar përsheshin, ngrohni stufën në 190 gradë dhe piqeni përsheshin në një tavë të sheshtë për rreth 50 minuta.

Kontakt

  Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
  +355 68 90 22 120
  Autostrada Lushnjë-Fier km7
     Bishqethem, Lushnje 9001

Pikat Tona

  • Lushnjë
  • Tiranë
  • Korçë
  • Sarandë

Shërbime të tjera

Lidhuni me Ne