10 arsyet pse kosi eshte super ushqim

Kosi përmban dy nga përbërësit ushqimorë më të rëndësishëm për dietën tuaj, proteinat që i japin trupit fuqi dhe energji, dhe kalciumin që ndërton kockat tuaja. Nëse doni të vini trupin në formë dhe të humbisni kilet e tepërta apo nëse doni të forconi imunitetin tuaj kundër gripit, virozave apo të ftohtit, kosi është ilaçi i duhur! Ka qindra arsye pse kosi duhet të jetë konsistent në dietën tuaj, dhe një nga ushqimet e preferuara çdo ditë, por ne kemi zgjedhur 10 arsyet kryesore në këtë artikull.

Pse duhet te pini qumesht te pasterizuar

pasterizim i qumeshtit

Qumështi dhe produktet e qumështit sigurojnë vlera ushqyese të rëndësishme për shëndetin tuaj, por qumështi i pa-pasterizuar, përmban mikro-organizma të cilat mund të rrezikojnë shëndetin tuaj dhe të familjes suaj. Sipas një analize nga qendra e kontrollit dhe parandalimit të sëmundjeve në SHBA (CDC), midis 1993 dhe 2006 më shumë se 1500 veta u sëmurën pas konsumimit të qumështit të pa-pasterizuar. Qumështi i pa-pasterizuar mund të ketë baktere të rrezikshme si salmonela, e. koli, dhe listeria, të cilat shkaktojnë sëmundje të rrezikshme. Këto baktere janë të rrezikshme për të gjithë, por sidomos për personat me imunitet më të dobët si gratë shtatzënë, fëmijët, adoleshentët dhe të moshuarit.

Lahuni me qumesht si Kleopatra

Banje me qumesht

Para shpikjes së mijërave produkteve kozmetike të periudhës moderne, gratë e pasura njihnin dhe ndiqnin sekretet e bukurisë së produkteve natyrore që në lashtësi. Vetë Kleopatra kujdesej që të kishte lëkurë të re, të pastër dhe të shëndetshme, duke u larë në qumësht çdo ditë. Gratë e Romës së lashtë, dhe më vonë ato Franceze, trashëguan këtë sekret bukurie. Sot qendra të shtrenjta estetike ofrojnë trajtime banjoje me qumësht. Ju nuk keni pse të shpenzoni, duke qenë se mund të përgatisni këtë trajtim në vaskë për të gjithë trupin apo në një legen për këmbët apo duart. Këtu ju tregojmë hap pas hapi si të përgatisni një banjo qumështi për të eksfoliuar dhe hidratuar lëkurën tuaj.

Kontakt

  Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
  +355 68 90 22 120
  Autostrada Lushnjë-Fier km7
     Bishqethem, Lushnje 9001

Pikat Tona

  • Lushnjë
  • Tiranë
  • Korçë
  • Sarandë

Shërbime të tjera

Lidhuni me Ne