Lahuni me qumesht si Kleopatra

Banje me qumesht

Para shpikjes së mijërave produkteve kozmetike të periudhës moderne, gratë e pasura njihnin dhe ndiqnin sekretet e bukurisë së produkteve natyrore që në lashtësi. Vetë Kleopatra kujdesej që të kishte lëkurë të re, të pastër dhe të shëndetshme, duke u larë në qumësht çdo ditë. Gratë e Romës së lashtë, dhe më vonë ato Franceze, trashëguan këtë sekret bukurie. Sot qendra të shtrenjta estetike ofrojnë trajtime banjoje me qumësht. Ju nuk keni pse të shpenzoni, duke qenë se mund të përgatisni këtë trajtim në vaskë për të gjithë trupin apo në një legen për këmbët apo duart. Këtu ju tregojmë hap pas hapi si të përgatisni një banjo qumështi për të eksfoliuar dhe hidratuar lëkurën tuaj.

Përdorni qumësht natyral jo qumësht pluhur

Në një kavanoz hidhni 240 ose 475 ml qumësht (Lufra me paketim shishe plastike 2% yndyrë ju bën punë ). Mos përdorni qumësht pa yndyrna, pasi qumështi i plotë është më i mirë për lëkurën tuaj, si eksfolim dhe hidratim.

Shtoni mjalt për më shumë hidratim

Shtoni 175 gram mjaltë. Si qumështi, majlti është përdorur historikisht si produkt natyror kozmetik dhe vazhdon përdoret dhe sot, si në kushte shtëpiake dhe në vetë qendrat estetike. Përveç efektit hidratues, mjalti është antibakterial, dhe lufton aknet.

Përzieni miksin

Mbyllni kavanozin me tapë dhe tundeni për të miksuar mirë mjaltin me qumështin. Mos e lini mjaltin të bjerë në fund të kavanozit. Nëse është nevoja përziejeni mirë me lugë mjaltin, që të tretet mirë në qumësht.

Përgatisni vaskën

Mbusheni vaskën ose legenin me ujë. Uji nuk duhet të jetë shumë i nxehtë, por i vakët, në mënyrë që të mos shpërbëhet mjalti nga nxehtësia, duke shkatërrar kështu benefitet e tij. Hidhni qumështin me mjaltë në vaskë në ujë të rrjedhshëm, ndërsa vazhdon të mbushet vaska ose legeni deri në masën e preferuar. Miksoni me duar ujin me qumështin.

Shijoni banjën relaksuese

Futuni në vaskë, ose vendosni këmbët në legen për 20 minuta, dhe shijoni efektet relaksuese. Pas banjës, zbrasni vaskën dhe lahuni dhe shplahuni me ujë dhe sapun. Vëreni efektet fantastike të qumështit në lëkurën tuaj. Nëse ju pëlqen, përsëriteni këtë trajtim sa më shpesh të keni dëshirë dhe vëreni efektet afatgjata në lëkurën tuaj.

Kontakt

  Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
  +355 68 90 22 120
  Autostrada Lushnjë-Fier km7
     Bishqethem, Lushnje 9001

Pikat Tona

  • Lushnjë
  • Tiranë
  • Korçë
  • Sarandë

Shërbime të tjera

Lidhuni me Ne