Sekretet per nje jete te gjate dhe te shendetshme

jete e gjate dhe e shendetshme

Sipas një studimi të publikuar në revistën shkencore Europiane të ushqimit klinik (European Journal of Clinical Nutrition), qumështi, gjiza dhe kosi si dhe produkte të tjera ushqimore, rrisin jetëgjatësinë e meshkujve. Studimi ka ndjekur dietën ushqimore të 960 meshkujve në Francë, me moshë mesatare 55,5 vjeç për një periudhë 15 vjeçare. Në përfundim të 15 viteve, shkencëtarët analizuan rezultatet dhe zbuluan cilat ishin grupet ushqimore të cilat kishin ndikim pozitiv në rritjen e jetëgjatësisë.

Historia mijevjecare e kosit


Duke qenë se kosi është pjesë kaq e rëndësishme e dietës sonë ushqimore, është mirë të dini origjinën e tij historike, nga vjen, si ka kaluar brez pa brezi nga një rajon në tjetrin deri në tavolinat tona sot. Këto nuk i keni mësuar në asnjë libër historie shkollor. Një pjesë e mirë e njerëzve mendojnë se kosi e ka origjinën nga Turqia. Në fakt në shumë vende në botë, emërtimi i kosit origjinon nga turqishtja (yoğurt). Nëpër Europë dhe më tej në Amerikë e në botë, kosi është shpërndarë nga ne Ballkanasit dhe imigrantët e tjerë nga Lindja e Mesme. Megjithatë, historianët mendojnë se kosi e ka origjinën më të lashtë se Turqia. Historia e kosit mund të jetë në fakt 12 mijë vjeçare.

10 Ushqime qe do ju mbajne te hidratuar kete vere te nxehte

Ushqime Freskuese

Në këto ditë të nxehta të verës, duhet të kini kujdes që të jeni të hidratuar. Disa pinë 8 gota uji në ditë, por nuk është e thënë. Duke konsumuar ushqime të cilat janë të pasura në H2O dhe pije të tjera freskuese ju mund të qëndroni të hidratuar, të freskuar, dhe të shëndetshëm në kushtet e ditëve më të nxehta. Ne listojmë 10 mënyra/ushqime për të qëndruar të hidratuar këtë verë.

Kontakt

  Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
  +355 68 90 22 120
  Autostrada Lushnjë-Fier km7
     Bishqethem, Lushnje 9001

Pikat Tona

  • Lushnjë
  • Tiranë
  • Korçë
  • Sarandë

Shërbime të tjera

Lidhuni me Ne