Çobani

Vjen marka më e re e djathit në Shqipëri, Çobani!

Pas 24 vitesh në tregun e bulmetit rikthejme edhe një herë në fokus produktin me të cilin ne kemi nisur udhëtimin tonë, djathin!

Të gjitha llojet e ndryshme të djathrave që ne po prodhojmë dhe do të hedhim në treg në të ardhmen, do të kenë emrin “Çobani” mbi to. Bashkë me markën kemi ndryshuar edhe teknologjinë e prodhimit të këtij produkti duke ruajtur metodat tradicionale për një shije sa më origjinale të tij.

Djathi "Çobani" prodhohet me qumësht të përzgjedhur, i cili duhet të përmbushë standartet më të larta të prodhimit. Për djathin e deles është përzgjedhur qumështi që mblidhet nga kullotat e Leskovikut, ndërsa për djathin e lopës perzgjidhet qumështi i zonës së Myzeqesë.

Zbuloni dhe shijoni produktet e reja Çobani, në çdo dyqan dhe supermarket në Shqipëri.

Produktet e linjës Çobani

Kontakt

  Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
  +355 68 90 22 120
  Autostrada Lushnjë-Fier km7
     Bishqethem, Lushnje 9001

Pikat Tona

  • Lushnjë
  • Tiranë
  • Korçë
  • Sarandë

Shërbime të tjera

Lidhuni me Ne