Historiku

Fabrika e përpunimit të qumështit “Lufra” nisi që në vitin 1992 dhe puna jonë ka ardhur duke u përmirësuar nga ajo kohë. Që në fillimet tona si një punishte e thjeshtë, e improvizuar në një dhomë shtëpie, ne kemi përcjellë të njëjtën frymë dhe parime pune, të cilat na kanë shpërblyer me rritjen eksponenciale të kapaciteteve tona prodhuese, zgjerimit të gamës së produkteve, dhe shërbimit të një tregu më të gjerë konsumatorësh në të gjithë Shqipërinë.

***SOT***

Çdo ditë sjellim në tryezat tuaja produktet më të shëndetshme të qumështit të freskët, të kontrolluara dhe të përpunuara sipas standarteve bashkëkohore Europiane. 

***2014***

Rritje e Kapacitetit

Lufra katërfishon kapacitetin prodhues dhe shtrirjen gjeografike të produkteve në të gjithë Shqipërinë, duke bërë një hap shumë të madh përpara konkurentëve të saj vendas. 

***2013***

Paketimi Tetra Top

Lufra sjell për herë të katërt në të gjithë rajonin e Ballkanit paketimim më higjenik në botë për produktet e freskëta, paketimin TetraTop me sistemin ESL (extended shelflife). Linja e përpunimit dhe procesimit tashmë është tërësisht automatike, nga pranimi i lëndës së parë deri në paketimin e produktit final. 

***2010***

Modernizimi

Pajisjet teknologjike të disa viteve më parë u zëvendësuan tërësisht me pajisje të reja me kapacitet mbi 20.000 litra në ditë (ose 200 herë më i lartë se kapaciteti në fill të punishtes, përpara 18 vjetësh). Procesi i prodhimit u automatizua dhe garantoi prodhimin e asortimenteve në funksion të kërkesave gjithnjë e në rritje të konsumatorit dhe standarteve të mirëpërcaktuara nga legjislacioni. 

***2009***

Cilësia në Fokus

Për realizimin me sukses të punës ne i japin shumë rëndësi cilësisë së lëndës së parë. Ne bashkëpunojmë me fermat më të mëdha në vend, të cilat kanë nga 400 deri në 800 krerë lopë.

***1997***

Teknologji e Re

Lufra zgjerohet me ndërtimin e ambienteve të reja, që u shoqëruan me rritjen e teknologjisë së prodhimit përmes shtimit të pajisjeve si kaldaja për prodhimin e avullit, kazanet me mure të dyfishtë në kapacitete të ndryshme, pasterizatori, skrematriçe, pajisjet për ftohje, makineri për mbushjen dhe paketimin e qumështit dhe kosit, dhomat frigoriferike dhe të ngrohjes, etj. 

***1992***

Kontakt

  Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
  +355 68 90 22 120
  Autostrada Lushnjë-Fier km7
     Bishqethem, Lushnje 9001

Pikat Tona

  • Lushnjë
  • Tiranë
  • Korçë
  • Sarandë

Shërbime të tjera

Lidhuni me Ne