Misioni dhe Vizioni

Misioni, Vizioni, Strategjia dhe Vlerat Tona



MISIONI

Misioni jonë kryesor është të kujdesemi për ju duke ju ofruar cdo ditë ushqime të freskëta dhe të shëndetshme.



VIZIONI

Të qëndrojmë gjithmonë kompania lider në cilësinë e produkteve që prodhojme dhe tregëtojmë, kudo ku ne do të operojmë.

PËRGJEGJËSIA SOCIALE

Lufra operon duke tentuar të vlerësojë nevojat në përgjithesi dhe kontribuon në zhvillimin e komunitetit ku operon. Jane krijuar marrëdhënie të mira me fermeret duke ndikuar tek ata te ngrenë nivelin ekonomik, por dhe atë social e civil të tyre.



INOVACIONI - KRIJIMTARIA

Inovacioni ka qënë dhe është esencial për ne vazhdimisht, çdo punonjës pëfshihet në krijimtari në funksion të rritjes së kapaciteteve teknike e cilësisë, për të ndërmarrë rreziqe dhe për t’i përballuar ato.

ORIENTIMI NGA KLIENTËT

Konsumatorët janë gjithnjë në pritje të vlerësimit të nevojave të tyre për produktet e bulmetit nga kompanitë e ndryshme. Lufra nga ana e saj e garanton këtë duke siguruar kënaqësi autentike nëpërmjet forcës së produkteve që gjenerojnë mirëqënien për konsumatorët.

CILËSIA

Cilësia është themelore për aktivitetin tonë pasi ajo është kujdesi për konsumatorin çka në pretendojmë të arrijmë. Jemi të përgjegjshëm në sigurimin e cilësise në çdo gjë që bëjmë në koherencë me strategjinë tonë për një kohë të gjatë.

VLERAT E ARRITURA

Për Lufren është i rëndësishëm përqendrimi në arritjen e standardit më të lartë duke qënë të angazhuar në ruajtjen e principit të etikes së biznesit, ndershmërisë dhe respektit absolut për ligjin e ushqimit që rregullon raportet midis shtetit e konsumatorit dhe realizon kështu filozofine e Lufrës ‘’Gjithshka cilësore për kosumatorin, shijen dhe kërkesat gjithnjë në rritje të tij ‘’.



INTEGRITETI

Arritja e suksesit varet nga kapaciteti për të patur përgjegjësi personale. Lufra tregon së është e integruar dhe është shembull i këtij përkufizimi. Gjithashtu Lufra është korrekte me ligjet e normat e nxjera për zbatim si dhe politikave të qeverisë për zhvillimin e bujqësisë.

ZHVILLIMI I PERSONAVE

Çdo person ka një vlerë të madhe, prandaj Lufra i jep rëndësi zhvillimit të dinjitetit personal për tolerancën, transparencën dhe sigurinë në funksion të marrëdhënieve me konsumatorin.



PASIONI

Pasioni për suksesin, pasioni për të kontribuuar, pasioni për sjelljen janë vlerat që për Lufrën shërbejnë për të adresuar këtë pasion në arritjen e misionit të saj.

STRATEGJIA!

  • PREZENCA NË TREG:
    Lufra vazhdimisht ka zgjeruar tregun në të cilin ajo operon dhe sot mbulon të gjithe Republikën e Shqipërisë.

  • PRODUKTE TË SHENDETSHME:
    Kërkojmë gjatë gjithë kohës të përmirësojmë shëndetin tuaj duke përmirësuar produktet tona.

  • RESPEKTOJMË NATYREN:
    Duke qënë se cilësia dhe origjinaliteti i produkteve tona varet drejtpërdrejtë nga natyra, një nga strategjitë tona afatgjatë është ta respektojmë atë.
Lufra

Kontakt

  Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
  +355 68 90 22 120
  Autostrada Lushnjë-Fier km7
     Bishqethem, Lushnje 9001

Pikat Tona

  • Lushnjë
  • Tiranë
  • Korçë
  • Sarandë

Shërbime të tjera

Lidhuni me Ne