Produktet Tona të Bulmetit



































Vjen marka më e re e djathit në Shqipëri, Çobani!

Pas 24 vitesh në tregun e bulmetit rikthejme edhe një herë në fokus produktin me të cilin ne kemi nisur udhëtimin tonë, djathin!

Të gjitha llojet e ndryshme të djathrave që ne po prodhojmë dhe do të hedhim në treg në të ardhmen, do të kenë emrin “Çobani” mbi to. Bashkë me markën kemi ndryshuar edhe teknologjinë e prodhimit të këtij produkti duke ruajtur metodat tradicionale për një shije sa më origjinale të tij.

Djathi "Çobani" prodhohet me qumësht të përzgjedhur, i cili duhet të përmbushë standartet më të larta të prodhimit. Për djathin e deles është përzgjedhur qumështi që mblidhet nga kullotat e Leskovikut, ndërsa për djathin e lopës perzgjidhet qumështi i zonës së Myzeqesë.

Zbuloni dhe shijoni produktet e reja Çobani, në çdo dyqan dhe supermarket në Shqipëri.

Produktet e linjës Çobani

NGA FERMA NË TAVOLINË

Zbuloni rrugën e qumështit

Si prodhohet dhe përpunohet qumështi Lufra?

Fermerët tanë i ushqejnë lopët me ushqim natyral. Kjo bën që qumështi i tyre të jetë cilësor, i shëndetshëm dhe me të gjitha vlerat ushqyese.

Fermerët pastrojnë dhe dizinfektojnë gjirin e lopës para mjeljes. Stallat jane të pajisura me dhoma për mjelje me aparatura moderne.

Në fabrikë qumështi kalon në proces pasterizimi i cili vret bakteret patogjene. Këtu bëhet edhe standartizimi i yndyrës sipas produkteve përkatëse.

Qumështi i pasterizuar dhe nënproduktet e tij vijnë nga ferma në market brenda 24 orëve, nëpërmjet një rrjeti logjistik të mirëorganizuar.

LUFRA, LIDER NË CILËSI

Kos e tërshërë për humbje peshe!

 

Receta dhe Përgatitja

  • Koha e Përgatitjes

    30 min
  • Shërben

    1 person
  • Përbërësit

  • 240 ml ujë
  • 40 g fara tërshëre
  • kripë
  • mjaltë
  • kanellë
  • fruta të thata
  • gjalp për shije
  • kos për shoqërim

  • Përgatitja

    Mbushni një tenxhere me 240 mililitra ujë dhe vendoseni në stufë. Nëse do të përgatisni për më shumë se 1 person, shtoni 240 mililitra për çdo person. Vloni ujin. Në këtë mënyrë tërshërat do të jenë më të forta. Nëse doni që farat e tërshërës të bëhen të buta dhe kremoze, shtoni tërshërën në ujë pastaj vlojeni. Shtoni 40 g tërshërë në tenxhere. Për çdo racion tjetër shtoni po 40 g tërshërë. Zieni tërshërën dhe trazoni. Tërshëra do të thithë ujin dhe do të trashet...
    lexoni më shumë
  • 1

Çertifikimet

  • 1

Kontakt

  Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
  +355 68 90 22 120
  Autostrada Lushnjë-Fier km7
     Bishqethem, Lushnje 9001
  Lagjja Nr.1
     Rrogozhinë 2503

Pikat Tona

  • Lushnjë
  • Tiranë
  • Korçë
  • Sarandë
  • Rrogozhinë

Shërbime të tjera

Lidhuni me Ne