Sallate me thjerreza dhe Feta

Sallatë me thjerrëza dhe djathë Feta

Është koha të ushqeheni shëndetshëm dhe të hani super ushqime për të ardhur në formë. Sallata me thjerrëza dhe djathë feta është shumë e ushqyeshme, me të gjitha vlerat ushqimore të nevojshme për të pasur energji dhe vitalitet. Sallata është shumë e lehtë për të përgatitur dhe ka përbërës që gjehen lehtë në këtë stinë. Përdorni djathë feta nga Lufra për më shumë shije. Lexoni më tej për të mësuar përbërësit dhe si përgatitet.

Përbërësit:

  • 400 g thjerrëza
  • 1 gjethe dafine
  • 2-3 speca (të kuq, portokalli, të verdhë) të pjekur dhe prerë
  • 250 g djathë feta Lufra
  • 10 domate qershi, të prera në gjysëm ose një domate e prerë në kuba
  • 1 qepë e kuqe, e prerë
  • një grusht majdanoz
  • një grusht mente
  • 10 ullinj
  • kripë dhe piper
  • 6 lugë gjelle vaj ulliri extra vergine
  • 6 lugë gjelle uthull
  • 1 thelbi hudhër
  • paprika

Përgatitja:

  • 1. Filloni përgattjen duke gatuar thjerrëzat. Hidhni thjerrëzat në një kullesë dhe shplajini në ujë të rrjedhshëm. Thajini dhe vendosini në një tenxhere. Hidhni ujë të ftohtë deri në 5-6 cm, kripë dhe gjethen e dafinës. Pasi të arrini temperaturën e vlimit, ulni temperaturën dhe ziejini thjerrëzat për rreth 20-25 minuta. Kini kujdes që thjerrëzat të mos thahen, pasi thjerrëzat mund të duan më pak ose më shumë kohë për t'u gatuar!
  • 2. Ndërkohë përgatitni perimet. Specat mund të jenë të pjekura ose të pa gatuara. Nëse doni t'i piqni specat, prejini në dysh në mënyrë tërthore dhe vendosini në një tepsi pjekjeje me pak vaj ulliri dhe kripë. Piqini në temperaturë 200-220C për rreth 20 minuta derisa të zbuten.
  • 3. Në një tas bashkoni dhe përzieni vajin e ullirit, uthullën, hudhrën e shtypur dhe paprikën.
  • 4. Pasi të jenë zierë thjerrëzat, kullojini në kullonjëse dhe ftojini me ujë të ftohtë. Pasi të jenë ftohur dhe tharë vendosini në një pjatë dhe hidhni përzierjen vaj-uthull. Shtoni qepët e prera, domatet, djathin feta Lufra, ullinjtë, specat e pjekur, të prerë. Shtoni erëzat në fund para se ta shërbeni ne tavolinë dhe shijoni këtë super ushqim.

Kontakt

  Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
  +355 68 90 22 120
  Autostrada Lushnjë-Fier km7
     Bishqethem, Lushnje 9001

Pikat Tona

  • Lushnjë
  • Tiranë
  • Korçë
  • Sarandë

Shërbime të tjera

Lidhuni me Ne