Tave me djathe feta dhe veze

Tave me feta dhe veze

Kjo është një recetë tipike mesdhetare. I ka të gjithë përbërësit tipik mesdhetar si domate, ullinj dhe djathë feta. Mund ta krijoni këtë recetë për t'u shijuar në fundjavë me familjen. Kushdo mund ta gatuajë dhe në pak kohë. Ndiqni me kujdes udhëzimet dhe shijoni këtë gatim të shijshëm.

Përbërësit:

  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • 4 thelbi hudhra
  • 2 lugë çaji fara qimnon (cumin)
  • 1 tas me domate të prera
  • 1 qepë e qëruar
  • 1 lugë gjelle gjalpë
  • 1 lugë gjelle rigon
  • kripë dhe piper sipas dëshirës
  • 150 g djathë feta Lufra
  • ullinj jeshil pa bërthamë
  • domate qershi
  • 3 vezë

Përgatitja:

  • 1. Tiganisni hudhrat dhe farat e qimnonit për disa minuta. Shtoni domatet, rigonin, qepën, gjalpin dhe gatuajini për 20 minuta. Hidhni piper dhe kripë sipas dëshirës.
  • 2. Vendosni djathin, domatet dhe ullinjtë në një tavë. Hidhni sipër salcën e ngrohtë dhe përziejeni që djathi dhe ullinjtë të jenë të dukshëm. Piqeni tavën për 20 minuta në 175 gradë celcius
  • 3.Hiqeni nga stufa dhe thyeni vezët sipër. Hapeni të bardhën e vezës që të piqet lehtë. Mbulojeni me letër alumini, rrisni temperaturën në 200 gradë celcius dhe futeni tavën në stufë. Piqeni për rreth 10 minuta, sa të piqen vezët.
  • 4. Nxirreni tavën nga stufa dhe shtrojeni në tavolinë me bukën e preferuar.

Kontakt

  Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
  +355 68 90 22 120
  Autostrada Lushnjë-Fier km7
     Bishqethem, Lushnje 9001
  Lagjja Nr.1
     Rrogozhinë 2503

Pikat Tona

  • Lushnjë
  • Tiranë
  • Korçë
  • Sarandë
  • Rrogozhinë

Shërbime të tjera

Lidhuni me Ne