Karkaleca me gjalpe dhe hudhra

Ju mund të gatuani një gatim gourmet shumë lehtë thjesht duke gatuar karkalecat me gjalpë, hudhra, limon dhe erëza. Duke krijuar një salcë gjalpi me hudhra dhe erëza, mund të krijoni një pjatë shumë të shijshme.

Përbërësit:

  • 500 g karkaleca
  • 4 thelpi hudhra
  • 3 qepë të njoma
  • 1 lulelakër
  • 1 limon
  • majdanoz
  • 2 lugë gjelle gjalpë Lufra
  • oriz i zi
  • vaj ulliri
  • 2 lugë gjelle miks erëzash (si më poshtë)

Miks Erëzash:

  • 2/5 kopër e thatë
  • 1/5 valanidh
  • 1/5 qepë pluhur
  • 1/5 koriandër
  • 1/5 selino

Përgatitja:

  • Përgatit përbërësit: Ngrohni stufën në 245°C. Lani perimet. Nxirrni gjalpin nga frigoriferi dhe lëreni të zbutet. Qëroni dhe grini hudhrën. Me anën e sheshtë të thikës, shtypni hudhrën derisa të bëhet si salcë. Prini dhe hiqni bishtin e lulelakrës dhe ndani kokën në lule të vogla. Hiqni gjethet e majdanozit nga kërcelli dhe pritini gjethet hollë. Pritini bishtat e qepëve të njoma dhe hidhini. Pritini qepët e bardha duke i ndarë nga pjesa jeshile. Ndajeni limonin në katër copa dhe hiqni bërthamat.
  • Gatoni orizin: Në një tenxhere të mesme nxehni 2 lugë gjelle vaj ulliri në temperaturë të mesme në të lartë. Shtoni gjysmën e salcës së hudhrës dhe gjysmën e miksit të erëzave. Shtoni kripë dhe piper sipas dëshirës. Tiganisini duke i trazuar herë pas here për 1 deri në 2 minuta. Shtoni orizin, kripë dhe 2 gota uji. Vloni ujin dhe më pas uleni temperaturën. Zieni orizin për 25 deri në 30 minuta ose derisa të jetë tharë uji dhe orizi të jetë i butë. Hiqeni orizin nga stufa dhe vendoseni në një pjatë ku të rrijë i ngrohtë.
  • Piqni lulelakrën: Ndërsa gatuhet orizi, vendoseni lulelakrën në një tavë pjekjeje. Hidhni sipër vaj ulliri, kripë dhe piper sipas dëshirës. Sistemojini në një shtresë të vetme. Piqeni për 25 minuta ose derisa të jetë ngjyrë kafe dhe e butë. Provojeni me piru. Hiqeni nga stufa.
  • Përgatitni gjalpin me hudhra: Ndërsa piqet lulelakra, përzieni në një tas të vogël gjalpin e zbutur, majdanozin, pjesët e bardha të qepëve të njoma, salcën e mbetur të hudhrave si dhe shtoni kripë dhe piper sipas dëshirës. Me piru, përzieni dhe shtypni përzierjen derisa të përziehet mirë.
  • Gatoni karkalecin: Pasi të jetë pjekur lulelakra per rreth 20 minuta, thajini karkalecat me letër kuzhine dhe vendosini në një tas. Hidhni kripë, piper, miksin e mbetur të erëzave dhe përzieni mirë që karkalecat të mbulohen komplet nga erëzat. Në një tigan të madh nxehni 1 lugë gjelle vaj ulliri në temperaturë të mesme në të lartë dhe shtoni karkalecat. Gatuajini për rreth 1 në 2 minuta, duke i përzierë herë pas here. Shtoni salcën gjalpë me hudhër dhe shtrydhni dy feta limoni sipër. Gatojini duke i përzierë për rreth 2 minuta. Hiqini nga zjarri dhe vendosini në një pjatë.
  • Shërbeni pjatën: Shtrydhni limonin e mbetur sipër lulelakrës dhe shtoni kripë e piper sipas dëshirës. Vendoseni lulelakrën në pjatën e karkalecave të pjekur dhe përzieni. Zbukuroni pjatën e karkalecave dhe pjatën e orizit me pjesët jeshile të qepëve të njoma. Shijoni pjatat!

Kontakt

  Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
  +355 68 90 22 120
  Autostrada Lushnjë-Fier km7
     Bishqethem, Lushnje 9001
  Lagjja Nr.1
     Rrogozhinë 2503

Pikat Tona

  • Lushnjë
  • Tiranë
  • Korçë
  • Sarandë
  • Rrogozhinë

Shërbime të tjera

Lidhuni me Ne