Njoki te skuqura ne gjalpe

Kjo recetë klasike italiane është shumë e shijshme. Njokit skuqen mirë me gjalpë në tigan dhe limoni i jep një shije më të freskët. Me lakrën brusel dhe trumzë, kjo recetë është gurme! Kjo recetë është për dy veta, por mund të shtoni përbërësit në mënyrë proporcionale për më shumë persona.

Përbërësit:

  • 300 g njoki
  • 225 gramë lakër brusel
  • 1 limon
  • 1 qepë e kuqe
  • trumzë
  • 3 lugë gjelle gjalpë Lufra
  • 1/3 filxhan parmixhan i grirë

Shërben:

  • 2 veta

Përgatitja:

  • Përgatisni përbërësit: Lani dhe thani perimet. Në një tigan të mesëm vloni ujë me kripë. Ndërkohë, qëroni dhe grini hudhrën, si dhe qëroni dhe grini qepën. Prini dhe hidhni kërcellin e lakrave brusel. Qëroni lakrat dhe ruani gjethet në një tas. Qëroni vetëm të verdhën e limonit dhe grijeni mirë për të pasur 2 lugë çaji lëkurë limoni të grirë. Ndani limonin në katër feta dhe qërojeni nga farat. Qëroni trumzën. Mbani gjethet dhe hidheni kërcellin.
  • Gatoni njokit: Shtoni njokit në tiganin me ujë të vluar dhe vlojini për rreth 2 në 3 minuta, derisa njokit të lundrojnë në sipërfaqe. Kulloni ujin e tepërt dhe mbani vetëm 1/2 filxhan ujë të njokive të gatuar rezervë.
  • Skuqni gjalpin dhe njokit: Në një tigan të madh nxehni gjalpin në temperaturë të mesme në të lartë derisa të shkrijë. Shtoni njokit dhe skuqini duke i përzierë herë pas here në tigan për rreth 5 në 7 minuta derisa njokit të marrin ngjyrë të kaftë të lehtë dhe gjalpi ngjyrë të kaftë në ar.
  • Shtoni aromatizuesit: Shtoni hudhrën, qepën, kripë dhe piper dhe gatojini për rreth 2 në 4 minuta.
  • Mbaroni së gatuari njokit: Shtoni lakrat brusel, trumzën, lëkurën e grirë të limonit. Shtrydhni lëng limoni nga dy feta. Shtoni gjysmën e ujit të rezervuar dhe gatoni të gjitha për rreth 1 në 2 minuta. Nëse salca ju duket e thatë shtoni pjesën tjetër të ujit në mënyrë graduale. Hiqeni tiganin nga zjari dhe shtoni kripë e piper sipas dëshirës.
  • Sistemoni njokit në pjatë: Ndajini njokit në dy pjata dhe shtoni sipër djathin parmixhan, dhe dy fetat e mbetura të limonit.

Kontakt

  Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
  +355 68 90 22 120
  Autostrada Lushnjë-Fier km7
     Bishqethem, Lushnje 9001

Pikat Tona

  • Lushnjë
  • Tiranë
  • Korçë
  • Sarandë

Shërbime të tjera

Lidhuni me Ne