Panzanela Toskane

Panzanela tradicionale është një sallatë tipike verore, me prejardhje nga e hijshmja Toskanë. Në këtë sallatë do të shtojmë legumi të ndryshëm të stinës, domate, dhathin Feta të Lufrës që bën çdo sallatë verore më të shijshme, dhe kruton. Shtroni një sallatë të re dhe të freskët në tavolinat tuaja këtë fundjavë.

Përbërësit:

  • 2 bukë pite për krutonin
  • 350 g mashurka jeshile
  • 200 g mashurka të verdha
  • 6 rrepka
  • 100 g arugula
  • 2 thelpi hudhra
  • 4 lugë gjelle mustardë
  • 4 lugë gjelle uthullë e bardhë
  • 1 filxhan djathë feta Lufra të thërrmuar
  • 1/2 filxhan fistika

Shërben:

  • 4 veta

Përgatitja:

  • Përgatisni përbërësit: Ngrohni stufën në 230 gradë celcius. Lani dhe thani perimet. Ngrohni një tenxhere të mesme me ujë të kripur derisa të vlojë. Prisni bukën në feta. Qëroni hudhrën. Prisni bishtajat e mashurkave dhe prijini në tre copë secilën në mënyrë tërthore. Qëroni vetëm bishtat e bizeleve pa i ndarë në kokrra. Grini pistakiot. Pritini rrepkat në rrathë.
  • Përgatisni krutonin: Sistemoni fetat e bukës në një tavë pjekjeje dhe spërkatini me vaj ulliri, kripë dhe piper, duke i mbuluar mirë. Vendosini në një shtresë dhe piqini në stufë për 14-16 minuta. Hiqini nga stufa dhe lërini mënjatë që të ftohen paksa. Kur të jenë ftohur paksa, fërkoni secilën anë me hudhrën. Kalojini fetat e bukës në një dërrasë prerjeje dhe pritini në kuba. Vendosini një një tas.
  • Përgatisni perimet: Në kohën që piqet buka përgatisni perimet. Mbushni një tas të mesëm me ujë të akullt. Shtoni bizelet dhe mashurkat në tenxheren me ujë të vluar dhe gatojini për rreth 3 minuta derisa të zbuten pakëz. Kullojini dhe vërini në ujin me akull. Lërini mënjanë derisa të jenë ftohur perimet dhe më pas kullojini mirë dhe thajini me letër kuzhine. Thani tenxheren.
  • Piqni pistakiot Ndërsa buka vazhdon të piqet, ngrohni tenxheren. Shtoni pistakiot dhe piqini për 3 minuta duke i trazuar herë pas here.
  • Përgatisni salcën: Përzieni mustardën me uthullën dhe me pak kripë e piper. Rrihni përzierjen ngadalë me 4 lugë gjelle vaj ulliri derisa të kombinohet mirë.
  • Përgatisni pjatën: Në një tas të madh ose dy tasa mesatarë shtoni krutonët, arugulën, perimet, pistakion, djathin. Përziejini dhe shtoni kripë e piper sipas dëshirës. Shtoni salcën dhe përziejeni mirë. Shtrojeni në tavolinë për të gjithë familjen.

Kontakt

  Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
  +355 68 90 22 120
  Autostrada Lushnjë-Fier km7
     Bishqethem, Lushnje 9001

Pikat Tona

  • Lushnjë
  • Tiranë
  • Korçë
  • Sarandë

Shërbime të tjera

Lidhuni me Ne