Fileto peshku dhe pure patate

Peshku është ushqim shumë i shëndetshëm dhe i pasur në vlera ushqimore. Ju duhet ta keni në dietën tuaj ushqimore, minimumi një herë në javë. Për këtë recetë do përgatisim fileto peshku të skuqur kërc me miell. Zgjidhni fileto të peshkut të preferuar.

Përbërësit:

  • 2 fileto peshku
  • 3/4 filxhan qumësht
  • 1/2 filxhan miell
  • 350g patate
  • 225g lakër e bardhë
  • 1 grusht majdanoz
  • 3 lugë gjelle majonezë
  • 2 lugë gjelle gjalpë
  • 2 lugë gjelle uthullë e bardhë
  • 1 lugë çaji përzierje erëzash (paprika, mustardë, qepë pudër, hudhër pudër, rigon, trumzë, piper cayenne)

Shërben:

  • 2 veta

Përgatitja:

  • Përgatisni përbërësit: Lani dhe thani perimet. Ngrohni një tenxhere të mesme me ujë të kripur derisa të vlojë. Qëroni dhe prisni patatet. Prisni lakrën dhe majdanozin hollë. Hidhni piper dhe kripë në të dy anët e filetos së peshkut. Përgatisni në një tas lëngun e marinimit të peshkut me treçerekun e qumështit dhe gjysmën e uthullës. Vendosini filetot në lëngun e marinimit për 10 minuta dhe kthejini herë pas here.
  • Përgatisni purenë: Shtojini patatet në ujin e vluar dhe ziejini për 12 deri 14 minuta. Kullojeni ujin dhe në tenxhere hidhni sërish patatet, gjalpin, qumështin e mbetur, pjesën më të madhe të majdanozit, dhe grini dhe përzieni në pure përbërësit. Shtoni kripë e piper sipas dëshirës dhe lijeni tenxheren mënjanë në një vend të ngrohtë.
  • Përgatisni lakrën: Ndërsa gatuhen patatet, në një tas përzieni lakrën, majonezën, uthullën, një pjesë të përzierjes së erëzave, kripë e piper dhe lërini mënjanë për marinim.
  • Përgatisni peshkun: Në një pjatë shtroni miell me kripë e piper dhe mbuloni secilën fileto nga të dyja anët me miell. Transferojini në një pjatë.
  • Gatoni peshkun: Në një tigan nxehni vajë, shtoni filetot dhe skuqini për 4 në 6 minuta në një anë, dhe 3 në 4 minuta në anën tjetër. Transferojini në një pjatë me letër kuzhine për të thithur vajin e tepërt dhe shtoni kripë e piper.
  • Përgatisni pjatën: Në secilën pjatë vendosni peshkun, purenë e patateve, lakrën e marinuar dhe zbukuroni me majdanoz.

Kontakt

  Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
  +355 68 90 22 120
  Autostrada Lushnjë-Fier km7
     Bishqethem, Lushnje 9001
  Lagjja Nr.1
     Rrogozhinë 2503

Pikat Tona

  • Lushnjë
  • Tiranë
  • Korçë
  • Sarandë
  • Rrogozhinë

Shërbime të tjera

Lidhuni me Ne