Kur vjen mirë dimri dhe gripi është përqark, nuk ka ilaç më të mirë se supa me pulë dhe me kos. Pyesni çdo amvisë apo gjyshe dhe do ju thonë se kjo është receta më e mirë për të kaluar gripet e stinës, ose akoma më mirë për t[u mbrojtur prej tyre. Perimet, qepa dhe hudhrat por edhe vetë kosi është ilaç më i mirë se çdo ilaç. Shijojeni, dhe kujdes shëndetin!
Përbërësit:
- 1 lugë gjelle vaj ulliri
- 2 qepë
- 3 karrota
- 1 lugë gjelle trumzë
- 1.4 litër lëng mishi pule
- 3 lugë gjelle kos Lufra
- 300 gram pulë e pjekur, në fela
- 200 gram bizele të ngrira
- 1 hudhër
- lëng limoni
Shërben:
- 4 persona
Përgatitja:
1. Në një tigan të madh, të thellë, nxehni vajin dhe skuqni për 15 minuta, qepët, karrotat, trumzën. Shtoni ujë dhe ziejini për 10 minuta.2. Shtoni pulën. Hiqni gjysmën e përzierjes dhe me një blender kthejeni në pure. Shtojeni purenë në tigan. Shtoni bizelet, kripë e piper dhe erëza të tjera sipas dëshirës dhe ziejini për 5 minuta.3. Shtoni kosin, lëngun e limonit, hudhrat. Përzieni përbërjen dhe shtrojeni në 4 pjata.