Kur vjen mirë dimri dhe gripi është përqark, nuk ka ilaç më të mirë se supa me pulë dhe me kos. Pyesni çdo amvisë apo gjyshe dhe do ju thonë se kjo është receta më e mirë për të kaluar gripet e stinës, ose akoma më mirë për t[u mbrojtur prej tyre. Perimet, qepa dhe hudhrat por edhe vetë kosi është ilaç më i mirë se çdo ilaç. Shijojeni, dhe kujdes shëndetin!
Gjel deti per Vitin e Ri
Ja na erdhi Viti i Ri! Ose po vjen së shpejti. Në çdo familje Shqiptare shtrohet gjeli i detit dhe mezi po e presim atë natë për të ngrënë një gjel të pjekur mirë. Në vend që ta zieni gjelin përpara, ju mund ta gatuani atë ngadalë në furrë, duke e pjekur mirë me gjalpë. Zbuloni recetën tonë për përgatitjen e gjelit dhe të një përsheshi special me kërpudha. Gëzuar dhe ju bëftë mirë!