LUFRA shpk është duke kërkuar të rekrutojë një Menaxher Rajonal Shitjesh.
Përshkrimi
Ne jemi kompania e trendeve si “Kosi edhe hahet edhe pihet” e cila festoi sivjet 25 vjetorin e krijimit të vet...kemi ndërmend të rritemi dhe të qëndrojmë gjatë në treg. Me fabrikën në Lushnjë dhe produkte prezente në të gjithë Shqipërinë sot po kërkojmë të punësojmë një MANAXHER RAJONAL SHITJESH për zonën e Tiranës.
Detyrat
- Mirëmbajtjen e rrjetit ekzistues të klientëve dhe identifikimin e klientëve të rinj.
- Informimin e klientëve mbi kompaninë, produktet dhe shërbimet e saj, përfitimet, bonuset, skemat e ndryshme dhe çdo lloj komunikimi në lidhje me mbledhjen e informacionit të tregut;
- Ndjekjen e proceseve të punës sic përcaktohet në udhëzimet e shitjeve dhe në përputhje me synimet e caktuara nga kompania;
- Bashkëpunimin me sektorë të tjerë brenda kompanisë për të mundësuar kryerjen e sukseshme të procesit të shitjes sic përcaktohet në rregulloret dhe politikat e shitjeve;
- Njohjen, dokumentimin dhe lajmërimin e kolegëve dhe eprorëve rreth ndodhive dhe cështjeve problematike të ngritura nga klientët ose nga vetë ai;
- Implementimin e politikave dhe procedurave në fuqi të kompanisë;
- Rekomandimin e përmirësimeve të proceseve, duke identifikuar problemet dhe rreziqeve;
- Manaxhimin e grupi të agjentëve dhe shpërndarësve të shitjes, si dhe ofrimin e trajnimit për punonjësit e rinj.
Kualifikimet/Kërkesat
- Diplomë Universitare;
- Eksperiencë e mëparshme në fushën e shitjeve përbën avantazh;
- Aftësi të mira në kompjuter dhe aftësi për të mësuar programet/sistemet aplikative të shitjes;
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi; person energjik dhe i motivuar;
- Të jetë i përgjegjshëm dhe i kujdesshëm ndaj detajeve;
- Paraqitje profesionale e të jetë i/e orientuar drejt shërbimit të klientit;
- Ambicioz/e, i/e besueshëm dhe i aftë për të ndërmarrë iniciativa;
- Aftësi për të punuar individualisht si dhe në grup;
- Aftësi për të trajnuar punonjësit e rinj rreth punës aktuale.
Shënime
Dërgoni një CV në adresën: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. me subjektin “Aplikim Manaxher Rajonal Shitjesh”.
- Vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen. LUFRA ju siguron që aplikimi juaj do të trajtohet me konfidencialitet të plotë dhe të dhënat tuaja janë të sigurta.