Përgjegjës Finance

LUFRA shpk është duke kërkuar të rekrutojë një Përgjegjës Finance.

 

Përshkrimi

LUFRA shpk është një kompani Shqiptare, e krijuar rreth 25 vite më parë, me qendër në Lushnjë dhe produkte prezente në të gjithë Shqipërinë. Aktualisht jemi duke kërkuar të rekrutojmë një PËRGJEGJËS FINANCE.

Detyrat

  1. Përgjegjës për respektimin e afateve dhe përmbushjen e çdo detyrimi ligjor në raport me institucionet shtetërore përkatëse.
  2. Vendos qëllimet dhe cakton objektivat për mbarëvajtjen e punës për Financën dhe Magazinën, cakton edhe metodat dhe procedurat për të arritur këto qëllime.
  3. Përgjegjës për ngritjen e sistemeve të duhura për kontrollin e të ardhurave & shpenzimeve, inventarit, personelit etj.
  4. Kontrollon periodikisht nivelin e eficencës dhe shfrytëzimit maksimal të burimeve dhe analizon kostot duke marrë masat e nevojshme për arritjen e një eficence maksimale.
  5. Sigurohet që sistemi financiar funksionin tërësisht siç duhet si nga pikëpamja e mbledhjes së informacionit financiar ashtu edhe për sa i përket proceseve të përpunimit dhe gjenerimit të raporteve dhe analizave të sakta.
  6. Manaxhon riskun që ndikon asetet dhe sigurohet që ato të mbahen në nivelet më të ulëta të mundshme.
  7. Sigurohet që raportet e brendshme dhe të jashtme financiare përgatiten dhe shpërndahen brenda afateve.
  8. Sigurohet që gjendja financiare të jetë në nivelet e duhura dhe që klientet të paguajnë në kohë, po kështu sigurohet që edhe shlyerja e furnitorëve të bëhet në kohë.
  9. Përgjegjës për të gjitha aspektet e menaxhimit të parasë, duke përfshirë: Monitorimin e arkës, faturimet dhe arkëtimet në kohë të borxheve dhe pagesa të pakryera.

Kualifikimet/Kërkesat

  • Diplomë Pasuniversitare në Financë Kontabilitet.
  • Minimumi 5 vjet eksperiencë të mëparshme pune në pozicione të ngjashme.
  • Njohës i rregullt i legjislacionit fiskal dhe procedurave financiare.
  • Njohuri të shkëlqyera të sistemeve financiare si ALFA apo sisteme të ngjashme.
  • Njohuri bazë të paketës MS Office, por Microsoft Excel të avancuar.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe për të punuar në grup, edhe në situata presioni apo stresi.
  • Fleksibilitet për të udhëtuar edhe jashtë Tiranës.

Shënime

Aplikoni duke dërguar CV ne adresen e-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. me subjektin "APLIKIM PËRGJEGJËS FINANCE"

Vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen. LUFRA ju siguron që aplikimi juaj do të trajtohet me konfidencialitet të plotë dhe të dhënat tuaja janë të sigurta.

Burimet Njerëzore

Njerëzit tanë janë çelësi i suksesit!

 


Plotësoni formën më poshtë për të aplikuar për vendet vakante të punës ose kontaktoni Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo..

 

Required *

  Refresh Captcha  
 

Kontakt

  Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
  +355 68 90 22 120
  Autostrada Lushnjë-Fier km7
     Bishqethem, Lushnje 9001

Pikat Tona

  • Lushnjë
  • Tiranë
  • Korçë
  • Sarandë

Shërbime të tjera

Lidhuni me Ne