EN

Cili ishte fituesi i çmimit Lufra per fermën e vitit 2021?

Kompania Lufra është një kompani që tradicionalisht është kujdesur të ketë produkte cilësore dhe të shëndetshme, por jo vetëm. Jemi gjatë gjithë kohës në në bashkëpunim të ngushtë me fermerët për të marrë një lëndë të parë cilësore, por edhe për të suportuar zhvillimin e përbashkët.

 

Kompania jonë ka një qasje ndaj lehtësimit ekonomik dhe ofrimit të kredive me interes të ulët  për fermat partnere. Fondacioni ‘’Bujqësia dhe Blegtoria Shqiptare’’ i krijuar nga thmeluesit e kompanisë Lufra është në suportin e fermerëve. E dinit se 5 lekë të çdo produkti të shitur nga marka ‘Tradita’ shkojnë për fermat?

 

Lufra është në bashkëpunim me ferma që variojnë nga 7-1000 krerë lopë nga të cilat jo vetëm merr qumështin, por edhe sigurohet për cilësinë dhe higjenën e duhur duke ofruar trajnime nga specialistë brenda dhe jashtë vendit. 

 Një element i rëndësishëm për të suportuar fermat partnere është edhe mbështetja me specialistë veterinarë në mënyrë që të mos cënohet cilësia e produktit që konsumohet. 

’Lufra‘’ organizon çdo fillim viti shpërndarjen e çmimit ‘’Ferma e Vitit’’ ku synohet të vlerësohen fermerët më të përkushtuar, nga e cila fituese u shpall Znj. Mihane Stafa midis gjithë partnerëve të tjerë. Përkushtimi i saj u vlerësua me këtë çmim si rezultat i higjenës dhe përkujdesjes së saj të përditshme. Znj. Mihane së bashku me familjen e saj kanë treguar përkushtim dhe kanë ruajtur cilësinë e produktit i cili ka qenë me po të njejtën cilësi gjatë të gjithë analizave të kryera.

 



Dashuria për punën dhe lopët duket që në momentin e parë që hyn në fermën e znj. Mihane ku shikohet një pastërti dhe rregull që e tregon dukshëm përkushtimin e saj. Në fermë nuk mungon edhe muzika që shoqëron me energji çdo proces pune. E dinit se lopët kur dëgjojnë muzikë janë më të qeta dhe prodhojnë më shumë qumësht?

Znj. Mihane është nga të paktat fermere gra që drejton biznesin e saj. Pavarësisht volumit të punës cilësia ka qenë primare dhe nuk ka munguar në asnjë moment. Ajo shprehet se është shumë e lumtur për bashkëpunimin produktiv me Lufrën dhe se ndihet e mbështetur në çdo moment për nevojat e saj në biznes.

Bashkëpunime të tilla plot dashuri dhe mbështetje janë çelsi i suksesit, pasi secili prej nesh në këtë partneritet ka vetëm një qëllim: cilësi maksimale dhe mirënjohje ndaj natyrës. 

Çdo ditë sjellim në tryezat tuaja produktet më të shëndetshme të qumështit të freskët, të kontrolluara dhe të përpunuara sipas standarteve bashkëkohore Europiane.

Na ndiqni

Lufra Foods është një kompani ushqimore dhe pijesh e cila prodhon dhe shpërndan markat e veta shumë të suksesshme si uji Lufra, Tido, Tradita, Beneta dhe Dukat, si dhe shpërndan marka të tjera rajonale dhe ndërkombëtare të importuara.