Një nga pyetjet më të shpeshta që na vjen nga konsumatorët e produkteve tona është se: “ Përse kosi i zënë në shtëpi me qumësht të pa-pasterizuar zgjat më pak sesa kosi Lufra?
Janë të shumtë faktorët që ndikojnë në jetëgjatësinë e produkteve Lufra. Linjat tona të prodhimit janë të gjitha automatike ku produkti trajtohet sipas standarteve më të larta të sigurisë dhë higjenës. Kulturat bakteriale që ne përdorim për fermentimin apo ndryshe për mpiksjen e kosit, janë kultura që ne i marrim nga kompanitë më të mëdha si kompania“Chr & Hansen” nga Danimarka.
Duke përdorur këto kultura sterile dhe të kontrolluara produkti ynë ka shije dhe strukturë të njëjtë si në ditën e parë të prodhimit. Makineritë që ne përdorim për mbushjen e produktit janë të pajisur me filtra, të cilët filtrojnë ajrin që hyn në makineri. Jo vetëm makineritë por edhe paketimet që në përdorim janë të mbyllura në mënyrë hermetike, një faktor tjetër shumë i rëndësishëm që ndikon në jetëgjatësinë e produktit.
Të gjithë e dimë dhe jemi konshient që në kushte shtëpie është e pamundur të ruhet ky nivel higjene që Lufra ka implementuar në të gjitha linjat e saj të prodhimit, komfort të gjitha kushteve dhë standarteve më të fundit europiane, për këtë arsye produktet që ne prodhojmë kanë jetëgjatësi më të lartë.
Kosi përmban dy nga përbërësit ushqimorë më të rëndësishëm për dietën tuaj, proteinat që i japin trupit fuqi dhe energji por edhe kalciumin që ndërton dhe forcon kockat tuaja.
Një profesor i mirënjohur gjatë vizitës në fabrikën tonë u shpreh se kosi është një aleat i fortë i shëndetit sepse ndikon pozitivisht në përmirësimin e florës bakteriale intestinale, sidomos nësë konsumohet në mëngjes.
Prandaj, ju këshillojmë që para se të dilni nga shtëpia të konsumoni një gotë kos Lufra, në mënyre që të jeni më produktivë gjatë ditës.
Lufra Foods është një kompani ushqimore dhe pijesh e cila prodhon dhe shpërndan markat e veta shumë të suksesshme si uji Lufra, Tido, Tradita, Beneta dhe Dukat, si dhe shpërndan marka të tjera rajonale dhe ndërkombëtare të importuara.