Eksperienca në treg për plot 29 vite, pozicionimi e njohja si lider të cilësisë, konsolidimi i marrëdhënieve me bashkëpunëtorë nga vende të ndryshme të botës, investimet në kapacitetet prodhuese, operimi në të gjithë Republiken e Shqipërisë, por mbi të gjitha vizioni për të bërë produktet ‘’Made in Albania’’ të dëshiruara në mbarë botën janë disa nga arsyet se pse kompania Lufra është sot në fazën e saj të zgjerimit.
Pas një pune te gjate dhe intensive për herë të parë në muajin Janar Lufra nisi eksportet ne Kosovë. Kërkesat për të patur produktet Lufra në Kosovë kanë qënë të pafundme! Tanimë në inbox-in tonë nuk do vijnë vetëm foto me dhallën e famshme apo produktet e tjera Lufra gjatë pushimeve e vizitave në Shqipëri, por edhe si pjesë e tryezave të familjeve të tyre në përditshmëri! Tashmë vëllezërit tanë në Kosovë, mund t’i gjejnë produktet Lufra në marketet më të afërta.
Lufra ka themeluar degën e saj në Prishtinë, në Çakllavicë ku gjenden edhe hapsirat e konsiderueshme frigoriferike për ruajtjen e produkteve në kushtet optimale. Ky është një hap i rëndësishëm për kompanine tonë, por edhe një hap akoma edhe më i rëndësishëm për prodhimet shqiptare, që të janë prezent në tregjet e rajonit dhe jo vetëm. Ju kujtojmë se Lufra prej 1 viti eksporton edhe përtej oqeanit Atlantik, në SHBA. Qëllimi ynë është prezantimi me dinjitet i produkteve “Made in Albania” edhe përtej kufijve pasi ne besojmë se shija e produkteve tona mbart traditën shqiptare, për të cilën me bindje themi se vlen t’i prezantohet botës.
Ne dëshirojme të jemi një model për tu ndjekur nga njerezit e punës, një kompani e standarteve më të larta e cila përfaqëson denjësisht Shqipërinë nëpër botë por edhe një partner i sigurt e serioz për bashkëpunëtorët dhe fermerët tanë.
Puna nuk ndalet! Vijojmë me vizionin për të bërë produktet ‘Made in Albania’ të dëshiruara dhe të besuara në të gjithë botën!
Lufra Foods është një kompani ushqimore dhe pijesh e cila prodhon dhe shpërndan markat e veta shumë të suksesshme si uji Lufra, Tido, Tradita, Beneta dhe Dukat, si dhe shpërndan marka të tjera rajonale dhe ndërkombëtare të importuara.