EN

Ja përse duhet të pini qumësht të pasterizuar!

Ja përse duhet të pini qumësht të pasterizuar!

Qumështi dhe produktet e qumështit sigurojnë vlera ushqyese të rëndësishme për shëndetin tuaj, por qumështi i pa-pasterizuar, përmban mikro-organizma të cilat mund të rrezikojnë shëndetin tuaj dhe të familjes suaj. Sipas një analize nga qendra e kontrollit dhe parandalimit të sëmundjeve në SHBA (CDC), midis 1993 dhe 2006 më shumë se 1500 veta u sëmurën pas konsumimit të qumështit të pa-pasterizuar.

Qumështi i pa-pasterizuar mund të ketë baktere të rrezikshme si salmonela, e. koli, dhe listeria, të cilat shkaktojnë sëmundje të rrezikshme. Këto baktere janë të rrezikshme për të gjithë, por sidomos për personat me imunitet më të dobët si gratë shtatzënë, fëmijët, adoleshentët dhe të moshuarit.

Çfarë është pasterizimi?

Procesi i pasterizimit vret bakteret e dëmshme duke nxehur qumështin në një temperaturë të caktuar për një kohë të caktuar. Pasterizimi vjen nga emri i shpikësit të procesit, Louis Pasteur në 1864 dhe është proces i cili vret organizmat përgjegjëse për sëmundjet si tuberkulozi, difteria, listerioza, tifoidi, bruceloza, etj. Kërkimet shkencore kanë zbuluar se nuk ka diferencë të rëndësishme midis qumështit të pasterizuar dhe qumështit të pa-pasterizuar në vlerat ushqimore. Qumështi i pasterizuar mban nivele të ulëta të baktereve jo-patogjenike të cilat shkaktojnë prishjen e qumështit prandaj është e rëndësishme të vendosni qumështin e pasterizuar në frigorifer.

E vërteta rreth pasterizimit:

Procesi i pasterizimit ka siguruar në botë qumësht të ushqyeshëm dhe të shëndetshëm prej 120 vjetësh, por shumë njerëz vazhdojnë të besojnë se qumështi i sapo-mjelur i pa pasterizuar, në vend të qumështit të pasterizuar të ambalazhuar, është më i shëndetshëm. Qumështi i pasterizuar është alternativa më e mirë sepse:

  • Procesi i pasterizimit nuk krijon alergji. Njerëzit që kanë alergji nga qumështi kanë alergji si nga qumështi i pasterizuar dhe i pa-pasterizuar. Bakteret e dëmshme të qumështit të sapo-mjelur nuk vdesin vetvetiu pa pasterizim. Vetëm pasterizimi i vret ato.
  • Pasterizimi nuk i ul vlerat ushqimore të qumështit
  • Pasterizimi shpëton jetë

Rreziqet e qumështit të pa-pasterizuar

  • Pirja e qumështit të pa pasterizuar mund të shkaktojë sëmundje të ndryshme të shkaktuara nga bakteret në ushqim.
  • Mund të shkaktojë të vjella, diarre dhe dhimbje abdominale.
  • Simptoma të ngjashme me gripin si dhimbje koke, dhimbje trupi, temperaturë.
  • Mund të shkaktojë listeri te gratë shtatzënë, sëmundje e rrezikshme dhe për fetusin apo fëmijën.

Qumështi i Lufrës pasterizohet sipas të gjitha standarteve shtetërore dhe botërore për shëndetin.

Pasterizimi nuk i humbet vlerat ushqyese qumështit! Zierja po! Kujdesuni që të zgjidhni gjithmonë qumësht të kontrolluar e të çertifikuar për familjen tuaj!

Çdo ditë sjellim në tryezat tuaja produktet më të shëndetshme të qumështit të freskët, të kontrolluara dhe të përpunuara sipas standarteve bashkëkohore Europiane.

Na ndiqni

Lufra Foods është një kompani ushqimore dhe pijesh e cila prodhon dhe shpërndan markat e veta shumë të suksesshme si uji Lufra, Tido, Tradita, Beneta dhe Dukat, si dhe shpërndan marka të tjera rajonale dhe ndërkombëtare të importuara.