Mëngjesi është një vakt shumë i rëndësishëm dhe ne ju sugjerojmë të konsumoni smoothie me fruta të ndryshme dhe produkte Lufra. Receta të tilla janë të preferuara nga të gjithë anëtarët e familjes, mjafton të keni fruta të ndryshme në shtëpi dhe produkte Lufra.
Për këtë recetë ju duhet: Qumësht Lufra mund të përdorni edhe UHT me 0.5% yndyrë për nivelet më minimale të yndyrës, 1 banane, 1 kuti me luleshtrydhe, mjaltë, spinaq, 1 kivi, 1 mango, 1 portokall dhe 1 ananas.
Në një blender shtojmë 150 ml qumësht Lufra, kurse sasia e frutave është gjithmonë sipas dëshirës. Shtojmë në blender edhe gjysmën e një bananeje dhe 4 ose 5 luleshtrydhe të cilat i kemi pastruar më parë. Nëse duam që smoothy ynë të jetë edhe më i ëmbël mund të shtojmë edhe një lugë mjaltë.
Nëse doni që në tavolinën tuaj të jenë disa smoothy të ndryshëm po ju sjellim edhe një sugjerim tjetër. Sërisht me ingredientin ideal, qumështin. Në blender shtojmë edhe disa feta mango, portokall dhe ananas. Përziejmë në blender dhe e servirim në tryezat tona. Dhe ja tek kemi një tavolinë me produkte të shëndetshme, të shijshme dhe plot ngjyra.
Nëse doni më shumë ngjyra në tavolinën tuaj, po ju sugjerojmë edhe një
recetë të tretë. Në blender shtojmë 150 ml qumësht
Lufra, disa fletë spinaq të cilat i kemi pastruar më parë, kivi dhe banane
sipas dëshirës, dhe përziejmë. Ja tek kemi një smoothy të shëndetshëm dhe të shijshëm.Na dërgoni sugjerimet tuaja apo kërsat për receta gatimi!
Lufra Foods është një kompani ushqimore dhe e pijeve që prodhon dhe shpërndan markat e saj të suksesshme si Lufra, Tido, Tradita, Beneta dhe uji Dukat, ndërsa gjithashtu shpërndan marka të tjera të importuara nga rajoni dhe ndërkombëtarisht.