Rreth një e treta e ushqimit të prodhuar në rang global humbet ose shpërdorohet. E gjithë kjo situatë shkakton rreth 8-10% të prodhimit të gazeve serë në atmosferë. Shpërdorimi i ushqimit është një ndotës i madh po aq sa edhe mbetjet e ndotësit e tjerë. Çdo vit për të sensibilizuar dhe ndërgjegjësuar njerëzit organizohet edhe Java e Shpërdorimit të Ushqimit.
Qëllimi është të ndërgjegjësojmë konsumatorët mbi mënyrën se si përdorim ushqimin. Edhe Lufra i bashkohet kësaj kauze duke qenë kompani lider në industrinë e përpunimit të qumështit.
Por cili është angazhimi i kompanisë Lufra për këtë kauzë? Gjithçka nis nga konsumatori dhe nevojat e tij.
Një paketim cilësor, është esencial për ruajtjen e freskisë dhe jetëgjatësisë së produktit në frigrorifer. Produktet tona janë shumë të lehta për tu përdorur dhe përcaktimi i sasisë që përmbajnë produktet përcaktohet nga konsumatori. Po, konsumatori përcakton se cila është sasia në litra ose gramë që dëshiron të konsumojë. ‘’Lufra’’ e ka përkthyer zërin e konsumatorëve në produkt.
Në rastin e Qumështit të freskët ‘’Lufra’’ ne kemi pare se konsumatorët dëshirojnë formatin 1.4L, por ka edhe familje të vogla apo student të cilëve u tepron qumështi në formatin 1.4L. Për të eleminuar shpërdorimin e produktit nga ana e konsumatorëve, ‘’Lufra’’ ka sjellë në treg edhe formatin 1L të qumështit.
Jo vetëm kaq, por ne ofrojmë edhe një varietet të qumështit UHT në paketimin Tetrapack, në nivele yndyre që varjojnë nga 0.5%, 1.5% dhe 3.5% yndyrë i cili ka jetëgjatësi më të lartë.
Lufra është e angazhuar nëpërmjet programit të edukimit të inkurajojë konsumatorët të përdorin produktet në mënyrën më të përgjegjshme të mundshme, duke mos shpërdoruar apo hedhur ushqimin. Ne jemi koshientë për sfidat e shumë familjeve për të siguruar ushqimin e përditshëm.
Produktet tona ofrojnë një game të ndryshme produktesh si edhe sasish, duke i dhënë mundësi konsumatorit të konsumojë vetëm produktin që ka nevojë dhe duke mos shpërdoruar ushqimin.
Edhe paketimi ynë Tetrapak është një element i rëndësishëm për mbrojtjen e planetit dhe falë këtij paketimit kemi reduktuar me rreth 30% sasinë e mbetjeve duke ulur kështu edhe ndotjen e tokës dhe ajrit. Paketimi Tetrapack është një nga paketimet më të sigurta në planet dhe ne jemi bashkëudhëtarë të natyrës. Një rrugëtim i gjatë bashkë me natyrën, falë të cilës jemi shumë mirënjohës!
Edhe optimizimi i prodhimit është një fakor kyç që ndikon pozitivisht në këtë kauzë. Në fabrikat tona, ne punojmë vazhdimisht për të minimizuar mbetjet, përmes teknologjisë inteligjente dhe bashkëpunimit të ngushtë me klientët dhe furnitorët.
E fundit, por jo më pak e rëndësishme është angazhimi i kompanisë tone për të ndihmuar sado pak familjet në nevojë në bashkëpunim me organizata të besuara në Shqipëri si ‘Fundjava Ndryshe’.
Mbështetja e një kauzë për ne është të punosh me një qëllim dhe të ofrosh kontribut në komunitetin tënd, e jemi të gatçem në çdo moment për ti thënë PO punës së ndershme, suportit dhe bashkëpunimeve!
Lufra Foods është një kompani ushqimore dhe pijesh e cila prodhon dhe shpërndan markat e veta shumë të suksesshme si uji Lufra, Tido, Tradita, Beneta dhe Dukat, si dhe shpërndan marka të tjera rajonale dhe ndërkombëtare të importuara.