Në përditshmërinë tonë konsumojmë një sërë produktesh të ndryshme, në varësi të nevojave dhe preferencave. Por sa i njohim në të vërtetë produktet që konsumojmë…? Për shumë konsumatorë dita nis me një gotë qumësht. A e dini se qumështi përmban disa nga elementet më të rëndësishme nëpërmjet të cilave varet shëndeti ynë?
Hekuri, grupi i vitaminave A, D, E, B dhe një sërë përbërësish të tjerë të rëndësishëm i marrim çdo ditë nëpërmjet produkteve që konsumojmë. A e dini se qumështi është një kontrollues i mirë i oreksit tuaj dhe ndihmon në rënien në peshë? Qumështi është produkti më i rëndësishëm i dietave tona, që nga dita e parë që vijmë në jetë, zhvillimi ynë varet nga konsumi i këtij produkti.
Shendeti i kockave dhe shëndeti dentar gjithashtu varet nga konsumi i qumështit veçanërisht për fëmijët. Proteinat e qumështit përmirësojnë ekuilibrin e sheqerit në gjak, dhe kështu bëhet një element i rëndësishëm i parandalimit të diabetit. Edhe zemra ka nevojë të domosdoshme për konsumin e qumështit, pasi rregullon presionin e gjakut dhe ul nivelet e kolesterolit.
Të gjitha këto benefite ndodhen vetëm në një gotë qumështi ku secili prej nesh e konsumon të paktën një herë në ditë. Por i rikthehemi sërisht pyetjes së parë: A i njohim vërtetë produktet që konsumojmë?
A i ka gota jonë e qumështit të gjitha këto vlera ushqyese që përmendëm më lart? Mjafton të shkosh një mëngjes në një treg dhe mund të shohësh se produktet e qumështit tregtohen në rrugë, totalisht jashtë standarteve të ruajtjes dhe higjenës. Dhe pikërisht këtu duhet të kuptojmë se të gjithë këto benefite nuk mund të qëndrojnë në gotën tonë të qumështit nëse lënda e parë nuk ka kaluar në një sërë procesesh kontrolli për tu garantuar për cilësisnë e tij. Ne nuk mund të jemi të qetë me produktin që ne konsumojmë nëse nuk e dimë se fermeri është kujdesur për ushqimin që ka konsumuar lopa, shëndetin, higjenën, mbajtjen e qumështit në kushtet optimale, fermentimin, paketimin si edhe transportin.
Tani mund ta marrim lehtësisht me mend se sa gjëra mund t’i ndodhin qumështit derisa të mbërrijë në tavolinën tonë, e sigurisht ne nuk mund të kemi një fermë të tonën e të kujdesemi vet për të. Mos u shqetësoni, nuk keni nevojë të mendoni për këtë sepse Lufra mendon për ju. Dhe nëse keni pikëpyetje mjafton thjesht të beni një kërkim të vogël ose thjesht një testim dhe do kuptoni se produkti për të cilin shëndeti juaj ka nevojë ndodhet në raftin e dyqanit tuaj më të afërt dhe mban etiketën Lufra.
Nuk keni pse të konsumoni të pasigurtë kur për sigurinë tuaj mendojnë ekspertët tanë më të mirë në Lufra.
Rregjistrohu në buletinin tonë informativ për tu informuar rreth të rejave të fundit, kuriozitete dhe publikime nga kompania ”Lufra”.