EN

Lufra, pjesë e Dhomës Amerikane të Tregtisë!

E dimë tashmë se një nga sukseset e mëdha të Kompanisë Lufra është edhe eksporti i produkteve  Lufra në SHBA. Tashmë shqiptarët e Amerikës dhe pse jo, vetë konsumatorët amerikanë në New York, Connecticut, Philadephia, Ohio, Boston, Worcester, Michigan, Wisconsin, Jacksonville, Clearwater, Tampa, Naples, Fort Lauderdale, etj. mund të konsumojnë produkte ‘Made in Albania’. Vizioni i kompanisë është të bëjmë produktet ”Made in Albania” të besuara dhe të dashura në mbarë botën, të përcjellim identitetin Shqiptar sa më larg të mundemi dhe në mënyrën më dinjitoze të mundshme.

Jemi munduar të japim kontributin tonë në cdo hallkë të proceseve të punës, duke kontribuar tek fermerët dhe tek komuniteti përreth, për të zhvilluar gjithmonë e më shumë këtë vizion të përbashkët. Jemi të lumtur që po dërgojmë tek shqiptarët e Amerikës një copëz të vendlindjes së tyre. Përpos arritjeve tona në treg, që prej vitit 2019 jemi pjesë e Dhomës Amerikane të Tregtisë, e cila ka suportuar bizneset anëtare duke ndikuar në përmirsimin e klimës së biznesit në ekonomi. Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri është akredituar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë në Washington, SHBA. Dhoma e Tregtisë e SHBA është organizata më e madhe e biznesit në botë që përfaqëson interesat e më shumë se 3 milionë bizneseve të të gjitha madhësive, sektorëve, dhe rajone. Anëtarësimi i tyre varion nga bizneset e vogla dhe dhomat lokale deri te shoqatat kryesore të industrisë dhe korporatat e mëdha. 

Dhoma Amerikane është shoqatë biznesi e pavarur, joqeveritare e cila mbështet standardet më të larta të praktikës tregtare. Nëpërmjet Dhomës Amerikane, njerëzit e biznesit të Shteteve të Bashkuara dhe vendeve pritëse bashkohen dhe promovojnë interesat e tyre të përbashkëta.

 

 

Përpos marrëdhënieve që krijohen midis bizneseve, Dhoma Amerikane e Tregtisë ofron edhe trajnime të ndryshme, workshop-e të cilat janë një mundësi për të fituar eksperienca të reja. 

Çdo ditë sjellim në tryezat tuaja produktet më të shëndetshme të qumështit të freskët, të kontrolluara dhe të përpunuara sipas standarteve bashkëkohore Europiane.

Na ndiqni

Lufra Foods është një kompani ushqimore dhe e pijeve që prodhon dhe shpërndan markat e saj të suksesshme si Lufra, Tido, Tradita, Beneta dhe uji Dukat, ndërsa gjithashtu shpërndan marka të tjera të importuara nga rajoni dhe ndërkombëtarisht.