EN

Lufra, zotëron çertifikatën Halal!

Të dëgjosh kërkesat e konsumatorit është thelbësore për kompaninë tonë. Për 30 vite operojmë në treg gjithmonë duke u përpjekur të sjellim atë që konsumatori ka më shumë nevojë. Kompania jonë u qëndron standarteve të cilësisë dhe higjenës, për të siguruar produkte të shëndetshme për konsumatorët pa përjashtuar asnjërin prej tyre. Ne kemi menduar edhe për atë pjesë të konsumatorëve të cilët janë përzgjedhës për disa produkte të vecanta.

A keni dëgjuar ndonjëherë për certifikatën Halal? Çertifikata Halal është shumë e vlefshme dhe një kriter besueshmërie për komunitetin Musliman. Kjo certifikatë është një dokument që i vërteton konsumatorit të komunitetit musliman se produkti që po konsumojnë nuk përmban asnjë përbërës për të cilin ndalohet konsumi për ta. Produktet tona kontrollohen për të siguruar që:

  • Materialet e papërpunuara, përbërësit e ndihmës së përpunimit, përpunimi, kimikatet sanitare dhe paketimi plotësojnë kërkesat ushqimore islamike, kryesisht nuk përdoren produkte alkooli ose mish derri.
  • Edhe përse ne nuk përdorim aromantizues ushqimorë, gjithsesi sigurojmë konsumatorët që ingredientet tanë janë nga burimet halal (pa alkoole, apo lëndë të tjera).
  • Asnjë nga produktet tona nuk përmban mish derri, xhelatinë derri apo nënprodukte të mishit të derrit. 

Shume konsumatorë pyesim për xhelatinën në përbërje të salcës tonë të kosit Lula nga Beneta. Mos u shqetësoni, Lufra ka menduar që askush të mos mbetet pa përdorur produktet tona. Xhelatina në përbërjen e salcës së kosit është xhelatinë viçi dhe jo xhelatinë derri. Ne punojmë fort për çdo kërkesë të tuajën, në mënyrë që të mos hezitoni për tu bërë pjesë e familjes së madhe Lufra.

Çdo ditë sjellim në tryezat tuaja produktet më të shëndetshme të qumështit të freskët, të kontrolluara dhe të përpunuara sipas standarteve bashkëkohore Europiane.

Na ndiqni

Rregjistrohu

Rregjistrohu në buletinin tonë informativ për tu informuar rreth të rejave të fundit, kuriozitete dhe publikime nga kompania ”Lufra”.