UHT qëndron për ‘Ultra High Temperature’ që do të thotë trajtim në temperaturë të lartë për kohë shumë të shkurtër. Ashtu si pasterizimi normal, teknologjia UHT vret bakteret patogjene të dëmshme për organizmin duke bërë që qumështi të jetë i sigurt për shëndetin dhe të ketë jetëgjatësi më të lartë. Pas këtij procesi, qumështi kalon në procesin e sterilizimit, pra në tjetër hallkë sigurie për produktin dhe më pas në procesin e homogjenizimit ku ndahet sipas niveleve të yndyrës 0.5%, 1.5% dhe 3.5% sipas preferencave tuaja. Qumështi i cili ka kaluar në këto procese dhe vlerësohet nga departamenti i cilësisë, paketohet në paketimin special aseptik Tetrapack i cili është paketimi më higjenik në botë, të cilit ne shpeshherë i drejtohemi si ‘paketimi në kuti kartoni’. E gjitha kjo në mënyrë automatike, pa ndërhyrjen e njeriut!
Ky proces ndihmon për të siguruar që qumështi të jetë jo vetëm i sigurt për tu konsumuar por dhe i qëndrueshëm në raft kur paketohet. Qumështi UHT nuk ka nevojë të ruhet në frigorifer, por mund të qëndrojë në temperaturë ambienti. Qumështi UHT, paketohet në paketimin super-higjenik Tetrapak i cili e mbron atë nga faktorët e jashtëm.
Lufra Foods është një kompani ushqimore dhe pijesh e cila prodhon dhe shpërndan markat e veta shumë të suksesshme si uji Lufra, Tido, Tradita, Beneta dhe Dukat, si dhe shpërndan marka të tjera rajonale dhe ndërkombëtare të importuara.