
Tetra Pak dhe Tetra Laval Food for Development kanë lidhur një marrëveshje për asistencë teknike trevjeçare me përpunuesit e qumështit Agroal & Global Services Sh.p.k. (AGS) dhe Lufra Sh.p.k. (Lufra) për të krijuar qendrat e para Dairy Hubs në Shqipëri. Nisma fokusohet në zhvillimin e një infrastrukture formale të grumbullimit të qumështit dhe ofrimin e asistencës teknike për fermerët e vegjël të qumështit. Objektivi është që trajnimi i ofruar për fermerët e vegjël t’i ndihmojë ata të rrisin të ardhurat e tyre. Nëpërmjet specialistëve të ekipit të Dary Hub të Tetra Laval Food for Development, ofrohet asistencë teknike për të trajnuar grumbulluesit e qumështit, fermerët dhe palët e interesuara. I gjithë qumështi i prodhuar blihet nga përpunuesit e qumështit, duke siguruar kështu të ardhura të sigurta për fermerët dhe një mundësi për të rritur dhe zhvilluar biznesin e tyre.
Nisma prek më shumë se 3000 fermerë të vegjël, duke i mbështetur ata me trajnime përmes një rrjeti të mirestrukturuar dhe duke u siguruar që qumështi i tyre do të blihet, me kriteret e përmirësuara të cilësisë. ”Lufra ka investuar në qendra të reja ftohjeje për grumbullimin e qumështit dhe ka punësuar staf shtesë dhe veterinerë për të mbështetur fermerët. Furnizimi me qumësht për përpunuesit po rritet dhe cilësia e qumështit po përmirësohet. Pas 16 muajsh, furnizimi me qumësht Lufra është rritur me 41.6%, nga 60 mijë litra në 85 mijë litra në ditë.” – thotë Tetrapak.