EN

Lufra, rregjistrohet si Trademark në territorin e Bashkimit Evropian

Lufra rregjistrohet si Trademark në territorin e Bashkimit Evropian dhe Serbi. Në bazë të artikullit 189(2) EUTMR dhe artikullit 79(2) EUTMDR, marka “Lufra” është rregjistruar dhe njihet tashmë si markë e mbrojtur në të gjithë territorin e Bashkimit Europian dhe Serbi. Një hap që arrihet përmes punës së palodhur nga ana e drejtuesve dhe punonjësve të kompanisë e një hap që na afron drejt vizionit të kompanisë tonë.

Rregjistrimi i markës tonë mbron autenticitetin e produkteve dhe nuk lejon kopjimin e produkteve autentike shqiptare Lufra. Ndonëse në Shqipëri njohuritë mbi certifikimet dhe rregjistrimet janë bërë mjaft të rëndësishme, kompanitë që i zotërojnë janë të pakta në numër. Markat tregtare janë një mjet tejet efektiv komunikimi. Benefitet që ky rregjistrim i jep markës tonë nisin që nga fakti se marka jonë mbrohet nga çdo cënim, kopjim apo dëmtim me qëllim prishjen e reputacionit te kompanisë Lufra apo replikimin e produkteve të prodhuara.

Çelësi i suksesit që vjen pas këtij certifikimi është diferencimi në treg dhe vendosja e brandit në të tjera nivele duke e krahasuar me markat më të mira ndërkombëtare. Urojmë dhe synojmë që në një të ardhme të afërt produktet Lufra të gjenden edhe në frigoriferët e marketeve në shtetet e BE.

Çdo ditë sjellim në tryezat tuaja produktet më të shëndetshme të qumështit të freskët, të kontrolluara dhe të përpunuara sipas standarteve bashkëkohore Europiane.

Na ndiqni

Rregjistrohu

Rregjistrohu në buletinin tonë informativ për tu informuar rreth të rejave të fundit, kuriozitete dhe publikime nga kompania ”Lufra”.