
TiDo dhe Mjaltë: Mjalti është organik shumëlulesh, i çertifikuar në BE dhe ka shije fantastike!
TiDo dhe Reçel me Luleshtrydhe: Reçeli i Luleshtrydhes përmban 40% copa fruti, nuk ka sheqer por ëmbëlsues natyral (pra më pak kalori), nuk ka ngjyrues. e njëjta për TiDo dhe Reçel me Kajsi
TiDo dhe Drithëra: Përmban një super-kombinim drithërash të shëndetshme si: Thekër e plotë, Tërshërë, Bajame, Lajthi, Fara Luledielli, Fara Kungulli. Pra vitamina e fibra plot!!!
TiDo Plain/I thjeshtë: ka 22% më shumë proteinë, është kremoz e me një shije të mrekullueshme. Perfekt për ta konsumuar pas aktiviteteve fizike!
Të gjithë përbërësit janë zgjedhur me shumë kujdes, për t’ju ofruar një ‘ëmbëlsirë’ të shëndetshme! TiDo nuk është kos me shije vetëm për fëmijët. E gjithë familja mund të konsumojë TiDo, në shkollë, në punë, në shtëpi, në palestër, në piknik… kudo dhe për këdo!
Po, TiDo mund të zëvëndësojë ëmbëlsirat jo të shëndetshme, të cilat kanë përbërës që vështirë se i kuptojmë. Po, TiDo ka pak kalori dhe ju ndihmon në përmirësimin e tretjes sidomos TiDo me drithëra dhe i thjeshtë. Shumë arsye përse të zgjidhni TiDo, sepse të gjithë duan TiDo!