TiDo është kosi më i ri nga Lufra që ka vetëm pak javë që është lançuar në treg. Me t’u prezantuar TiDo në treg, inboxi i kompanisë Lufra u bombardua me mesazhe të tilla si: – Ku mund ta gjejmë? Nuk ka tek marketi im i lagjes! Nuk ka TiDo me luleshtrydhe! A do dhe shumë kohë që të vijë porosia?….
Ç’u bënë, i hëngri ariu?
”Nuk e prisnim një kërkesë të tillë, u gjendëm në një situatë ku u boshatisën raftet! Mendonim që disa shije mund të ishin më shumë të preferuara dhe mund të kishte më shumë kërkesë për to, por edhe kja na doli jashtë parashikimit sepse të pesta shijet u pëlqyen jashtëzakonisht shumë nga konsumatorët.” – u shpreh drejtuesi i shitjeve të kompanisë tonë. Agjentë tanë të shitjes na njoftojnë se akoma pa i vendosur në vendet përkatëse TiDo-t shiten, fëmijë e të rritur po i kërkojnë kudo.
“E kam mbushur frigoriferin plot, atë me drithëra e haj për mëngjes, atë me mjaltë para drekës kur dua një gjë të ëmbël në punë, kurse pasdite haj atë të thjeshtin pas palestrës se ka shumë proteinë! Fëmijët kanë shumë qef ato me fruta.” – thotë një zonjë që rastisim në market ndërsa mbushte shportën me TiDo.
”Më në fund i nxorrët në treg! Jam më e sigurt t’jua blej fëmijëve se e di që nuk ka përbërës që nuk e kuptoj çfarë janë e për çfarë shërbejnë. Kur blej TiDo jam e qetë sepse është produkt vendas, i prodhuar nga Lufra. Kam vite që jam konsumatore e Lufrës e smë ka zhgënjyer kurrë” – shprehet një zonjë gjatë degustimeve tona në qytet.
Ju falenderojmë shumë për dashurinë që gjithmonë keni treguar ndaj produkteve Lufra dhe jemi të mahnitur nga komentet e pafundme për produktet e reja TiDo. Duke ju kërkuar ndjesë për mungesat në rafte, donim t’ju thonim se kemi dyfishuar kapacitetin e prodhimit dhe po kujdesemi maksimalisht që të keni në çdo moment TiDo-t tuaja të dashura në marketin më të afërt, anë e kënd Shqipërisë!
Çdo ditë sjellim në tryezat tuaja produktet më të shëndetshme të qumështit të freskët, të kontrolluara dhe të përpunuara sipas standarteve bashkëkohore Europiane.
Rregjistrohu në buletinin tonë informativ për tu informuar rreth të rejave të fundit, kuriozitete dhe publikime nga kompania ”Lufra”.
Lufra Foods është një kompani ushqimore dhe e pijeve që prodhon dhe shpërndan markat e saj të suksesshme si Lufra, Tido, Tradita, Beneta dhe uji Dukat, ndërsa gjithashtu shpërndan marka të tjera të importuara nga rajoni dhe ndërkombëtarisht.