EN

Guakamole

Netët e verës tashmë kanë mbërritur, listat e gjata të filmave në shtëpi janë duke ju pritur. Ju mungon vetëm ushqimi që ndjesia juaj të jetë sikur të ishit në kinema. Dhe absolutisht për atë kemi menduar ne sikundër çdo herë tjetër. Mjafton që ju të blini disa patatina të thjeshta, kurse salcën për ti shoqëruar do ta lexoni më poshtë.

Gjithçka që ju duhet (për 2 persona):

¼ e kupës së kosit LUFRA

1 avokado

2 lugë gjelle salcë domateje

2 qepë të grira

1 spec jeshil djegës (opsionale)

2 degë majdanoz (opsionale)

Pak kripë

Përgatitja:

  1. Prijeni avokadon në mes dhe hiqni bërthamën e saj.
  2. Me anë të një piruni hidheni në një tas të gjithë pjesën e butë të brendshme të avokados dhe shtypeni me të. Kur të jetë shtypur siç duhet shtoni kosin, salcën e domates, qepët, majdanozin dhe specin djegës.
  3. Trazojini mirë por pa i copëtuar shumë perimet.
  4. Hidheni në një tas të pastër të gjithë masën, shtojini pak kripë dhe shijojeni duke ngjyer patatinat. Shija është mbreslënëse.

Çdo ditë sjellim në tryezat tuaja produktet më të shëndetshme të qumështit të freskët, të kontrolluara dhe të përpunuara sipas standarteve bashkëkohore Europiane.

Na ndiqni

Rregjistrohu

Rregjistrohu në buletinin tonë informativ për tu informuar rreth të rejave të fundit, kuriozitete dhe publikime nga kompania ”Lufra”.