EN

A është gjalpi i shëndetshëm?

Gjalpi dhe yndyrnat shërbejnë në dietën tuaj kryesisht për ti shtuar
kryesisht shije perimeve, peshkut dhe mishit. Nëse dieta juaj
është e limituar ka vend për një sasi më të vogël gjalpi për të shtuar
shumë shije.

 

Vlerat e gjalpit janë shumë të thjeshta dhe të rëndësishme: Gjalpi është i
përbërë 100% nga yndyra shtazore nga e cila nga yndyra e qumështit të lopës zë rreth 80- 82%.

 

Në mënyrë të moderuar, gjalpi mund të jetë një pjesë e shëndetshme e dietës suaj. Është i pasur me lëndë ushqyese si kalciumi për ndërtimin e kockave dhe përmban komponime që lidhen me uljen e rrezikut për obezitet. Gjalpi mund të jetë gjithashtu pjesë e një diete me pak karbohidrate, e cila mund t’i ndihmojë njerëzit të ruajnë më mirë peshën e tyre.

 

Gjalpi ka përfitime të tjera shëndetësore:

Mund të ndihmojë në uljen e gjasave për kancer. 

Gjalpi ka përmbajtje të lartë të beta-karoten, një përbërës që trupi juaj e konverton në vitaminë A. Beta-karotina është lidhur me uljen e rrezikut të kancerit të mushkërive dhe kancerit të prostatës.

 

Mund të ndihmojë sytë tuaj. Beta-karoteni në gjalp mund të ndihmojë në ngadalësimin e shkallës së humbjes së shikimit, ose degjenerimit makular të lidhur me moshën.

Mund të ndihmojë në forcimin e kockave tuaja. 

 

Gjalpi përmban vitaminë D, një lëndë ushqyese që është jetike për rritjen dhe zhvillimin e kockave. Ai gjithashtu ka kalcium, i cili është thelbësor për forcën e kockave. Kalciumi gjithashtu ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të tilla si osteoporoza, një gjendje që i bën kockat të dobëta dhe të brishta.

Mund të ndihmojë për ta bërë lëkurën tuaj më të shëndetshme. Gjalpi gjithashtu përmban vitaminë E, e cila luan një rol në shëndetin e lëkurës. Lënda ushqyese redukton dëmtimin nga rrezet e diellit UV, zvogëlon inflamacionin e lëkurës dhe përmirëson mënyrën se si shërohen plagët e lëkurës.

Është e rëndësishme të theksohet se një sasi e madhe ditore e gjalpit është e dëmshme për ju. Në një dietë të ekuilibruar ka vend për sasi të vogla të gjalpit, rreth 14-28g në ditë. Gjalpi Lufra është përbërë vetëm nga qumështi i lopës dhe kripë, 100% natyral. 

Çdo ditë sjellim në tryezat tuaja produktet më të shëndetshme të qumështit të freskët, të kontrolluara dhe të përpunuara sipas standarteve bashkëkohore Europiane.

Na ndiqni

Rregjistrohu

Rregjistrohu në buletinin tonë informativ për tu informuar rreth të rejave të fundit, kuriozitete dhe publikime nga kompania ”Lufra”.

Çdo ditë sjellim në tryezat tuaja produktet më të shëndetshme të qumështit të freskët, të kontrolluara dhe të përpunuara sipas standarteve bashkëkohore Europiane.

Na ndiqni

Rregjistrohu

Rregjistrohu në buletinin tonë informativ për tu informuar rreth të rejave të fundit, kuriozitete dhe publikime nga kompania ”Lufra”.