EN

Fuqia e probiotikëve: Përse duhet t’i inkorporoni në dietën tuaj ditore?

Fjalën probiotikë e keni hasur kudo ne jetën tuaj të përditshme, por cfarë janë konkretisht probiotikët.

Termi PROBIOTIK rrjedh nga fjalët greke PRO dhe BIOS, që do të thotë “për jetën”.Ata janë mikroorganizma të gjallë,të cilët kur konsumohen kanë përfitime te ndryshme shëndetësore.

Si funksionojnë probiotikët?

Kur aparati tretës çekuilibrohet në nivele jo të shëndetshme të baktereve të caktuara, probiotikët mund të ndihmojnë në rivendosjen e ekuilibrit. Ata sekretojnë substanca mbrojtëse, të cilat aktivizojnë sistemin imunitar dhe ndihmojnë në parandalimin e patogjenëve në krijimin e sëmundjeve të rënda shëndetsore.

Ndihmën më të madhe të probiotikëve e shohim te:

  • Sindroma e zorrës së irrituar
  • Shëndeti i aparatit urinar dhe atij riprodhues
  • Sëmundjen inflamatore të zorrëve (IBD)
  • Inflamacioni i shkaktuar nga antibiotikët
  • Patologji të lëkurës, si ekzema
  • Parandalimi i alergjive dhe ftohjes
  • Shëndeti oral
  • Trajtimi i diarresë te fëmijët
  • Forcimi i imunitetit

Ushqimet e pasura në probiotikë

Kosi:

Gjithmonë e kemi ditur që kosi ka vlera ushqyese që janë të domosdoshme për shëndetin tonë. Ai jo vetem përmban kalcium që ndihmon në forcimin e kockave, por është gjithashtu një nga burimet kryesore të probiotikëve.

Prandaj dhe Lufra ka menduar t’ju ofrojë konsumatorëve të saj kosin që pihet, i cili përmban miliarda probiotikë natyralë. Probiotiku që gjendet në kosin Lufra është probiotiku me emrin ‘Lactobacillus bulgaricus’.Ai ndihmon në mbajtjen e një ekuilibri të shëndetshëm të baktereve në sistemin tretës. Konsumimi i Lactobacillus bulgaricus lidhet me një sërë përfitimesh shëndetësore, duke përfshirë përmirësimin e tretjes, përmirësimin e funksionit të sistemit imunitar, uljen e rrezikut të alergjive dhe përmirësimin e niveleve të kolesterolit. Gjithashtu është treguar se ndihmon në reduktimin e inflamacionit, përmirësimin e shëndetit të lëkurës dhe uljen e rrezikut të llojeve të caktuara të kancerit. Për më tepër, mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të llojeve të caktuara të infeksioneve, siç janë infeksionet e traktit urinar.

Lakra turshi:

Gjithashtu edhe lakra turshi përmban probiotikë ,por duhet të sigurohemi që është jo e pasterizuar.

Kefir:

Kefir përmban lëndë ushqyese dhe probiotikë. Ai është një pije e fermentuar, e bërë tradicionalisht duke përdorur qumështin e lopës ose qumështin e dhisë.

Probiotikët i hasim edhe ne disa perime si qepa, hudhra,preshi etj.

 

Këshilla për inkorporimin e probiotikëve në dietën tuaj

  1. Konsumimi i ushqimeve të fermentuara në mënyrë të vazhdueshme si kosin,turshitë etj.
  2. Leximi i etiketave : Në përzgjedhjen e produkteve si kosi apo kefiri është e rëndësishmë të lexojmë nëse ato përmbajnë probiotikë ose jo.
  3. Dietë e balancuar: Pasja e një diete të pasur me fibra, fruta dhe perime të ndryshme rezulton në një apparat tretës të shëndetshëm .

Probiotikët natyral kundrejtë probiotikëve në formë tablete

Probiotikët tani mund t’I gjejme edhe në formë tablete, por pse këshillohet përdorimi I prbiotikëve natyral kundrejtë tyre?

Duke i marrë nëpërmjet ushqimeve , ne përvec probiotikëve marrim edhe vitamina, minerale të tjera që janë të domosdoshme për të pasur një trup të shëndetshëm. Përthithja më e mirë e lëndëve ushqyese ndodhë kur ato merren drejtpërsëdrejti dhe jo në mënyrë artificiale . Kombinimi i probiotikëve , fibrave dhe komponentëve të tjerë në ushqime përmirëson sistemin tretës dhe mbajtjen e një balance të shëndetshme . Siguria dhe kontrolli gjithashtu është e rëndësishme , prandaj niveli i probiotikëve që ndodhen në formë tablete nuk është gjithmonë e sigurt apo e kontrolluar.

Një ide e mirë është të konsultoheni gjithmonë me një mjekë përpara marrjes së probiotikëve në formë tablete.

 

Probiotikët janë një dhuratë nga natyra për shëndetin e zorreve. Ata na ofrojnë një larmishmëri të madhe të përfitimeve, duke filluar nga përmirësimi i tretjes te një imunitet më i fortë madje edhe një lëkurë më e shëndetshme. Probiotikët natyralë të gjendur në ushqime si kosi, lakra turshi vijnë së bashku me lëndë dhe përfitime ushqyese të tjera. Pra nuk duhet të harrojmë që probiotikët luajnë rol të rëndësishëm në mbajtjen e një balance të shëndetshme të organizmit tuaj. Trupi juaj do t’ju falenderoj për zgjedhjen e duhur të ushqimeve.

Çdo ditë sjellim në tryezat tuaja produktet më të shëndetshme të qumështit të freskët, të kontrolluara dhe të përpunuara sipas standarteve bashkëkohore Europiane.

Na ndiqni

Rregjistrohu

Rregjistrohu në buletinin tonë informativ për tu informuar rreth të rejave të fundit, kuriozitete dhe publikime nga kompania ”Lufra”.