EN

Transformimi i prodhimit të qumështit dhe nënproduktve të tij: Ndikimi i automatizimit në cilësi.

Industria e prodhimit të qumështit, një komponent i rëndësishëm në sektorin global të ushqimit, ka dëshmuar një transformim të jashtëzakonshëm vitet e fundit. Ku në qendër të vemendjes ka qenë automatizimi, duke revolucionarizuar aspekte të ndryshme të prodhimit të qumështit. Ndikimin më të madh e shohim drejtpërsëdrejti në cilësinë e produkteve të qumështit.

Si ka ndikuar ky automatizim te Lufra

Automatizimi i gjithë procesit fillon që në fermë, ku janë inkorporuar metodat e mjeljes me anë të aparaturave moderne . Këto makineri sigurojnë një proces të qëndrueshëm dhe të kujdesshëm ku prodhimi i qumështit të cdo lope monitorohet me përpikmëri. Stallat janë të pajisura me dhoma për mjelje me aparatura moderne. Mjelja me anë të këtyre aparaturave bën që të ulet ngarkesa bakteriale .Pajisja me autobote të posacme të cilët ruajnë temperaturën në mënyrë konstante të qumështit në 4°C.

Kontrolli I kualitetit me anë të automatizimit

Në repartin e pranimit të qumështit, kur qumështi mbërrin në fabrikë merren menjëherë mostra dhe analizohet në laboratorin e pranimit të qumështit. Rezultati i analizave shkon automatikisht nga sistemi me SMS ne telefonin e fermerit.  Në Lufra ndodhen 2 laboratorë të pajisura me aparatura bashkëkohore, në rast se qumështi nuk I përmbush kriteret ai asgjëzohet.Nëse qumështi përmbush kriteret atëhere ai kalon nëpërmjet tubave të vecanta për në procesin e pasterizimit. Edhe pas këtij procesi ai I nënshtrohet analizave të tjera në laboratorin Lufra.

Procesi I pasterizimit vret bakteret e dëmshme duke nxehur qumështin në një temperaturë të caktuar për një kohë të caktuar.E gjithë kjo ka bërë që qumështi dhe nënproduktet e tij të kalojnë nëpër makineri dhe të eleminohet rreziku I kontaminimit.

Një fokus shumë i madh i dedikohet kontrollit të zinxhirit ftohës i cili nis që nga dhomat frigoriferike në fabrikë dhe ambientet magazinuese të monitoruara me sistem kompjuterik, tek furgonët frigoriferikë që transportojnë produktet e freskëta dhe janë të pajisura me chip i cili tregon temperaturën përgjatë të gjthë ditës, e deri në kontrollin e mirëmbajtjes së produkteve nëpër markete.

Procesimi dhe paketimi

Lufra sjell paketimin më higjenik në botë për produktet e freskëta, paketimin TetraTop me sistemin ESL(extended shelflife). Linja e përpunimit dhe e procesimit është tërësisht automatike. Lufra punon ne kapacitete optimale edhe për prodhimin e shisheve me plastikë ushqimore në fabrikën e saj, nëpërmjet makinerinë Krones të fjalës së fundit, duke garantuar një tjetër hallkë sigurie për materialet e përdorura në produktet finale.

Gjithashtu një investim tjetër I rëndësishëm që është bër për automatizimin është pastrimi I pajisjeve me sistemin CIP ( sistem automatik I larjes ) si dhe linjën e filtrimit të ujit gjë që mundëson mbajtjen e higjienës së lartë.Vlen të përmendet edhe solucionet të cilat përdoren për pastrimin e pajisjeve. Këto solucione janë të formuluara për të qenë të sigurta për t’u përdorur në pajisjet e përpunimit të ushqimit dhe për të mos lënë mbetje të dëmshme që mund të kontaminojnë produktet e qumështit.

Të gjitha arsyet e mësipërme tregojnë se automatizimi ka revolucionarizuar industrinë e qumështit, duke ndikuar në rritjen e cilësisë në shumë mënyra.Industria e qumështit është tani më efikase, konsistente dhe transparente, duke e bërë atë të mirëpozicionuar për të përmbushur kërkesat e konsumatorëve të sotëm që kërkojnë produkte qumështi me cilësi të lartë. Ndërsa automatizimi vazhdon të përparoj, ne mund të presim edhe përmirësime të mëtejshme në cilësinë e produktve të qumështit dhe qëndrueshmërinë e industrisë.

Çdo ditë sjellim në tryezat tuaja produktet më të shëndetshme të qumështit të freskët, të kontrolluara dhe të përpunuara sipas standarteve bashkëkohore Europiane.

Na ndiqni

Rregjistrohu

Rregjistrohu në buletinin tonë informativ për tu informuar rreth të rejave të fundit, kuriozitete dhe publikime nga kompania ”Lufra”.