Çfarë është përgjegjësia sociale?
Përgjegjësia sociale ne biznes është kontribut aktiv dhe vullnetar i bizneseve, me qëllim përmirësimin e kushteve sociale, ekonomike dhe mjedisore dhe po ashtu përmirësimin e pozitës së tyre konkurruese.Me fjalë të tjera, është “koncepti që bizneset në mënyrë aktive duhet të merren me mirëqenien e shoqërisë në tërësi”.
Lufra dhe përgjegjësia e saj sociale
Lufra i ka kushtuar një rëndësi të vecantë dhe të rëndësishme përgjegjësisë sociale nëpërmjet programeve të ndryshme sociale. Duke filluar nga programi Cow Care (përkujdesja ndaj lopëve), pra përgjegjësia e kompanisë fillon që nga fermat ku nis gjithcka.Ky program mbështetet nga trajnimet për përbërjen e ushqimit të lopëve, higjienën e tyre dhe mbajtjen e e temperaturës së duhur në stallat pergjatë gjithë vitit.
Fermerët tanë i janë nënshtruar trajnimeve të ndryshme për të zhvilluar aftësitë e tyre në këtë drejtim dhe janë udhëzuar në praktikë për aplikimin e njohurive në trajnim. Përveç trajnimeve, ne kemi vendosur personel të dedikuar si mjekët veterinere që përkujdesen për shëndetin e lopëve.
Programi Tetra : Paketimet e produkteve Lufra kërkojnë më pak energji në prodhim e si rrjedhojë më pak energji e shpenzuar.Gjithashtu Lufra bashkëpunon me “TetraPack” për paketimet e kartonit të cilat janë më higjeniket në planet!
Programi Optimal Production:Optimizimi I prodhimit është një hap I rëndësishëm si për kompaninë dhe për ndikimin në mjedis.Ne jemi përpjekur maksimalisht në optimizimin e prodhimit duke automatizuar të gjitha proceset nëpërmjet teknologjisë bashkëkohore.Kjo ka sjellë reduktimin e sasisë së mbetjeve duke bërë një reduktim prej 30% nga viti 2012 deri më 2021.
Programi Education is key: Nëpërmjet këtij programi ne synojmë ndërgjegjësimin e konsumatorëve që të përdorin produktet në mënyrë sa më të përgjegjshme duke mos shpërdoruar apo hedhur ushqimin. Ne jemi koshientë për sfidat e shumë familjeve për të siguruar ushqimin e përditshëm.
Programi Mother Nature:Ne në Lufra besojmë se marrëdhënia me natyrën është simbiotike dhe I jemi falenderues për cfarë na ofron.Po ashtu impianti i pastrimit të ujërave dhe mbetjeve tokësore të fabrikës dhe kaldaja ekologjike me biomasë ulin ndotjen e tokës dhe ajrit në masë minimale.
Programi In Nutrient We Trust:Asnjë nga produktet e Lufres nuk përmban sheqer të shtuar, konservantë, shtesa ushqimore apo ngjyrues ato janë 100% natyralë dhe për konsumatorët që nuk dëshirojnë të konsumojnë yndyrë, Lufra ka sjellë dhe produktet me 0.5% yndyrë si kosi dhe qumështi.
Programi Supporting the Community:Lufra ka dhënë kontribut të madh në punësimin e banorëve të zonave përreth fabrikës, por edhe të punonjësve në të gjithë shqipërinë. Gjithashtu Lufra ka ndihmuar familjetv në nevojë nëpërmjet ndihmave ushqimore dhe financiare në bashkëpunim me organizata bamirësie. Një rast konkret është rasti I shoqatës PAK në Shkodër, një shoqatë e cila operon prej vitesh në Shkodër, në ndihmë të personave me aftësi të kufizuara, kryesisht paraplegjikë dhe tetraplegjikë.Ne iu përgjigjëm menjëherë kërkesës së tyre duke iu ardhur në ndihmë me produktet tona në mënyrë që të lehtësojmë sadopak jetësën duke dhuruar për të përmbushur nevojat bazike të tyre. Më 4 nëntor u bë e mundur realizimi i këtij aktiviteti humanitar dhe shpërndarja e produkteve Lufra te anëtaret e kësaj shoqate.
I jemi falenderues dhe Shoqatës PAK që zgjodhi pikërisht Kompaninë Lufra për t’i ardhur në ndihmë personave me aftësi të kufizuara.
Rregjistrohu në buletinin tonë informativ për tu informuar rreth të rejave të fundit, kuriozitete dhe publikime nga kompania ”Lufra”.