EN

Siguria ushqimore: Rëndësia e saj

Siguria ushqimore është një koncept kaq i thjeshtë, por me një rëndësi kaq jetike dhe duhet të jetë një prioritet si në jetën e përditshme ashtu dhe nga institucionet përkatse. Siguria ushqimore përmban praktika që duhet te zbatohen dhe të garantojnë sigurinë e gjithë produkteve ushqimore. Këto praktika  përfshijnë; rregulloret dhe standardet, inspektimet dhe kontrollet  e ushqimeve si dhe kapacitetet laboratorike. Per sigurinë e ushqimeve  prodhuesit janë në radhë të parë përgjegjës për të garantuar sigurinë e prodhimeve të tyre, por edhe përpunuesit dhe konsumatorët kanë rolin e tyre në këtë proces. Praktikat e sigurisë ushqimore duhet të mbulojnë të gjithë zinxhirin ushqimor, duke filluar nga mjedisi, prodhimi primar, përpunimi, shpërndarja, përgatitja deri te produkti gati për konsum.

Kur konsiderohet një ushqim i sigurt ?

Një ushqim është i sigurt kur ai është i kontrolluar në të gjitha etapat e prodhimit të tij, pra duke filluar që nga lënda e parë e deri në prodhimin e produktit final. Kontrolli fillon që tek lëmda e parë duke e analizuar atë dhe duke parë rezultatet nëse janë në bazë të rregulloreve të vendosura nga institucionet përkatse, te kontrolli i procesit të përpunimit, kontrolli i kushteve të magazinimit, përcaktimi i jetëgjatësisë së produktit dhe deri te kontrolli i mënyrës së transportimit dhe ruajtjes në rafte.

Rëndësia e sigurisë ushqimore në kompaninë Lufra

Siguria e produkteve Lufra fillon që nga lënda e parë, qumështi të cilin e marrim nga ferma të vogla dhe të mëdha. Që ketu fillon procesi i kontrollit ku fermerët tanë kanë çdo nxitje për t’u kujdesur më shumë për tufën e tyre dhe janë të mbështetur vazhdimisht nga kompania jonë.

Çdo ditë, në çdo fermë, çdo lopë e vetme monitorohet, mjelet dhe kujdeset sipas nevojës. Përtej kësaj, kujdesi për lopët tona është shumë i gjerë, duke filluar që nga ushqimi se me çfarë i ushqejnë fermerët tanë e deri tek higjena e lartë. Gjithashtu, çdo lopë kontrollohet vazhdimisht nga një veteriner profesionist, i cili sigurohet që lopa të jetë në gjendje të shkëlqyer për të prodhuar qumësht. Mjelja e qumështit bëhet me aparatura të vecanta . Mjelja me anë të këtyre aparaturave bën që të ulet ngarkesa bakteriale . Më pas dërgimi i qumështit në fabrikë bëhet  me autobote të posacme të cilët ruajnë temperaturën në mënyrë konstante të qumështit në 4°C.Të gjitha këto janë pjesë e procesit të kontrollit të lëndës së parë që merret nga fermerët në mënyrë që të kemi një lëndë të parë cilësore. Gjithashtu Lufra bashkëpunon me Tetra Pak në një fushatë monitorimi për lëndën e parë.

Në procesin e kontrollit e përpunimit kur qumështi mbërrin në fabrikë merren menjëherë mostra dhe analizohet në laboratorin e pranimit të qumështit. Në Lufra ndodhen 2 laboratorë të pajisura me aparatura bashkëkohore, në rast se qumështi nuk I përmbush kriteret ai asgjëzohet.Nëse qumështi përmbush kriteret atëhere ai kalon nëpërmjet tubave të vecanta për në procesin e pasterizimit. Edhe pas këtij procesi ai I nënshtrohet analizave të tjera në laboratorin Lufra. Procesi I pasterizimit vret bakteret e dëmshme duke nxehur qumështin në një temperaturë të caktuar për një kohë të caktuar.E gjithë kjo ka bërë që qumështi dhe nënproduktet e tij të kalojnë nëpër makineri dhe të eleminohet rreziku I kontaminimit.

Në procesin e kontrollit të magazinimit një fokus shumë i madh i dedikohet kontrollit të zinxhirit ftohës i cili nis që nga dhomat frigoriferike në fabrikë dhe ambientet magazinuese të monitoruara me sistem kompjuterik, tek procesi i kontrollit të transportimit me anë të furgonëve frigoriferikë që transportojnë produktet e freskëta dhe janë të pajisura me chip i cili tregon temperaturën përgjatë të gjthë ditës, e deri në kontrollin e mirëmbajtjes së produkteve nëpër markete. Lufra sjell paketimin më higjenik në botë për produktet e freskëta, paketimin TetraTop me sistemin ESL(extended shelflife).

Duke pasur në qender të vemendjes konsumatorin dhe cfarë kërkon tregu si vendas dhe ai global, Lufra ka arritur t’i siguroj konsumatorëve produkte me një standard europian me anë të cilësisë së larte të lëndës së parë dhe investimeve në teknologji .

Çdo ditë sjellim në tryezat tuaja produktet më të shëndetshme të qumështit të freskët, të kontrolluara dhe të përpunuara sipas standarteve bashkëkohore Europiane.

Na ndiqni

Rregjistrohu

Rregjistrohu në buletinin tonë informativ për tu informuar rreth të rejave të fundit, kuriozitete dhe publikime nga kompania ”Lufra”.