EN

Vizioni ynë

Të bëjmë produktet ‘Made in Albania’ të dëshiruara dhe të besuara në të gjithë botën!

Misioni ynë

Ti ofrojmë konsumatorëve produktet më të shëndetshme dhe cilësore të bulmetit duke mbështetur fermerët vendas dhe duke punuar me etikë, transparencë dhe besueshmëri.

Z. Arben dhe Znj. Antoneta Ndreka

Lufra vazhdimisht ka zgjeruar tregun në të cilin ajo operon dhe sot mbulon të gjithe Republikën e Shqipërisë. Kërkojmë gjatë gjithë kohës të përmirësojmë shëndetin tuaj duke përmirësuar produktet tona. Duke qënë se cilësia dhe origjinaliteti i produkteve tona varet drejtpërdrejtë nga natyra, një nga strategjitë tona afatgjatë është ta respektojmë atë.

Ne besojmë fort në vizionin dhe vlerat tona.

 

Çdo hallkë e biznesit tonë mbron parimet etike, besimin dhe transparencën. Pikërisht mbi këto parime, ngrihen edhe programet tona për përgjegjësinë sociale. Mbajtja e premtimeve, është një element që na diferencon në treg, ne kurrë nuk shkelim fjalën e dhënë.

Zbulo inovacionet
në Lufra

Tashmë kemi një sistem dixhital të sigurt dhe akoma më transparent për kompensimin e fermerëve tanë i cili nxit përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë dhe sasisë së qumeshtit që ata prodhojnë dhe shesin tek Lufra.

Çdo ditë sjellim në tryezat tuaja produktet më të shëndetshme të qumështit të freskët, të kontrolluara dhe të përpunuara sipas standarteve bashkëkohore Europiane.

Na ndiqni

Lufra Foods është një kompani ushqimore dhe e pijeve që prodhon dhe shpërndan markat e saj të suksesshme si Lufra, Tido, Tradita, Beneta dhe uji Dukat, ndërsa gjithashtu shpërndan marka të tjera të importuara nga rajoni dhe ndërkombëtarisht.

Politikat e privatësisë