EN

Me sloganin
Mirënjohës ndaj natyrës!

Dhe vizionin për të bërë produktet ‘Made in Albania’ të dëshiruara dhe të besuara në të gjithë botën!

Markat tona

Njihu me markat dhe produktet tona të cilat janë pjesë e tryezave të konsumatorëve shqiptarë prej 30 vitesh!

Ajo çfarë besojmë

Ne punojmë çdo ditë për t’i ofruar konsumatorëve produktet më të shëndetshme dhe cilësore të bulmetit duke mbështetur fermerët vendas dhe duke punuar me etikë, transparencë dhe besueshmëri.

Të reja

Add Your Heading Text Here

Njihuni me
fermerët tanë

Ne bashkëpunojmë me rreth 1500 fermerë nga të cilët marrim lëndën e parë, qumështin e një cilësise tepër të lartë. Mbështetja e fermerëve vendas është një ndër kauzat tona më të mëdha!

Rruga e Qumështit

Ushqimi

Fermerët tanë i ushqejnë lopët me ushqim natyral. Kjo bën që qumështi i tyre të jetë cilësor, i shëndetshëm dhe me të gjitha vlerat ushqyese.

Ferma

Fermerët pastrojnë dhe dizinfektojnë gjirin e lopës para mjeljes. Stallat jane të pajisura me dhoma për mjelje me aparatura moderne.

Transporti

Qumështi menjëherë pas mjeljes filtrohet dhe ftohet në 4°C. Kjo temperaturë qëndron konstante gjatë transportit me autobote të posaçme deri në fabrikë.

Fabrika

Në fabrikë qumështi kalon në proces pasterizimi i cili vret bakteret patogjene. Këtu bëhet edhe standartizimi i yndyrës sipas produkteve përkatëse.

Marketi juaj

Qumështi i pasterizuar dhe nënproduktet e tij vijnë nga ferma në market brenda 24 orëve, nëpërmjet një rrjeti logjistik të mirëorganizuar.

Add Your Heading Text Here

Zbulo inovacionet
në Lufra

Fabrika e përpunimit të qumështit “Lufra” nisi që në vitin 1992 dhe puna jonë ka ardhur duke u përmirësuar nga ajo kohë. Që në fillimet tona si një punishte e thjeshtë, e improvizuar në një dhomë shtëpie, ne kemi përcjellë të njëjtën frymë dhe parime pune, të cilat na kanë shpërblyer me rritjen eksponenciale të kapaciteteve tona prodhuese, zgjerimit të gamës së produkteve, dhe shërbimit të një tregu më të gjerë konsumatorësh në të gjithë Shqipërinë.

Çdo ditë sjellim në tryezat tuaja produktet më të shëndetshme të qumështit të freskët, të kontrolluara dhe të përpunuara sipas standarteve bashkëkohore Europiane.

Na ndiqni

Rregjistrohu

Rregjistrohu në buletinin tonë informativ për tu informuar rreth të rejave të fundit, kuriozitete dhe publikime nga kompania ”Lufra”.