EN

Njerëzit pas markës

Punonjësit tanë janë një ndër shtyllat kryesore ku mbështetemi për mbarëvajtjen e punës. Trajnimi, motivimi, zhvillimi i tyre në karrierë tregon shumë për kompaninë tonë.

Bordi drejtues

Arben Ndreka

Presidenti i kompanisë

Të gjithë partnerët, punonjësit dhe bashkëpunëtorët tanë e njohin Z. Arben për besueshmërinë dhe intuitën e fortë të biznesit. Ai ka nisur nga 0 një biznes i cili prej 30 vitesh mbetet lider në tregun e bulmetit në Shqipëri.

Antoneta Ndreka

Anëtare e Bordit Drejtues

Znj. Antoneta është model për tu ndjekur për rolin e gruas në sipërmarrje. Ajo është presidente nderi e Dhomës Ekonomike të Gruas dhe Drejtore e Prodhimit dhe Planifikimit në kompaninë Lufra.

Luis Ndreka

CEO dhe Anëtar Bordi

Vizioni i Luisit është të bëjë produktet 'Made in Albania' të dashura në mbarë botën! Gjithmonë në kërkim të ideve të reja dhe implementim të inovacioneve, Luisi ka mundur të zgjerojë e zhvillojë më tej kompaninë.

Franc Ndreka

Anëtar i bordit drejtues

Asgjë nuk është më e rëndësishme se konsistenca. Në çdo punë të nisur duhet të shkëlqesh! Franci është gjithashtu CEO i kompanisë së ujit Dukat e cila po shënon një rritje të madhe në treg.

Stafi manaxherial

Kledis Qevani

Drejtor Shitjesh

Kledisi është gjithmonë në kërkim të sfidës. Motoja e tij është: 98% është ok, por le të punojmë për të përmirësuar 2% e mbetur!

Isida Çela

Menaxhere Finance

Për Isidën nuk ka arritje personale por në grup. Sinergjia e të gjithë skuadrës është ajo që çon punën përpara.

Inesa Kaja

Manaxhere Prodhimi

Inesa si pjesë e kompanisë prej 10 vitesh ka patur një ndikim të madh në zhvillimin e departamentit të prodhimit, stafit dhe mbarëvajtjen e punës.

Granit Qose

Menaxher projektesh dhe investimesh

Graniti si pjesë e kompanisë prej 20 vitesh e konsideron kompaninë Lufra si pjesë të familjes së tij!

Meli Shateri

Menaxhere Cilësie

Për Melin: Cilësia është ajo që qëndron në mendjen e konsumatorit. Departamenti që ajo drejton mbart një nga shtyllat tona të themelit!

Sara Vena

Menaxhere Marketingu

Slogani me të cilën Sara vazhdon punën përpara është: Le të lëmë një gjurmë në univers!

Joan Prifti

Menaxher Logjistike

Organizimi është pika e fortë e Joanit! Linjat e distribucionit dhe grumbullimit janë gjithmonë në kohë dhe në destinacionin e duhur!

Amadeo Metalla

Manaxher i Blerjeve

Integriteti dhe etika profesionale janë cilësitë që karakterizojnë Amadeon gjatë punës së tij në departamentin e blerjeve!

Idlir Prendi

Manaxher i Mirëmbajtjes

Motoja e Idlirit është: Saktësi, korrektësi dhe shpejtësi! Vetëm falë këtyre elementëve mund të arrihen rezultatet e duhura!

Saimir Myrte

Manaxher i Grumbullimit

Sajmiri është çdo ditë në kontakt me fermerët, me natyrën dhe lëndën e parë! Motoja e tij është puna e pastër dhe e palodhur!

Dëfrim Haliti

Manaxher i Sistemeve IT

Dëfrimi është gjithmonë koherent me teknologjinë dhe dixhitalizimin. Ai ka dhënë një kontribut të madh në sistemet IT.

Aldo Qose

Manaxher i Burimeve Njerëzore

Slogani i Aldos është: Një e vërtetë bëhet pjesë e së kaluarës, një gënjeshtër bëhet pjesë e së ardhmes.

Trajnimet për stafin

Ne kemi krijuar një platformë e cila përmban programe trajnuese për punonjësit e çdo departamenti, me qëllimin e zhvillimit të aftësive profesionale dhe ndërpersonale në punë.
Gjatë vitit 2021, kompania ”Lufra”zhvilloi më shumë se 26 programe trajnuese të dedikuara, me ekspertëtë huaj dhe vendas, të cilat kishin impakt të menjëhershëm në rritjen e produktivitetit e kënaqësisë në punë.

Çdo ditë sjellim në tryezat tuaja produktet më të shëndetshme të qumështit të freskët, të kontrolluara dhe të përpunuara sipas standarteve bashkëkohore Europiane.

Na ndiqni

Rregjistrohu

Rregjistrohu në buletinin tonë informativ për tu informuar rreth të rejave të fundit, kuriozitete dhe publikime nga kompania ”Lufra”.

Politikat e privatësisë