Si ndodh Magjia në Fabrikat Lufra
Proçesi i prodhimit të produkteve të bulmetit me cilësi të lartë deri tek shpërndarja në shtëpitë tuaja.
1
Fermat
Fabrika furnizohet me qumësht si lëndë e parë nga ferma të shëndeteshme nga sëmundjet, që realizojnë mjelje mekanike me higjenë të lartë, pa prezencën e antibiotikëve. Kjo është arritur nëpërmjet bashkëpunimit të ngushtë të stafit të Lufrës me fermerët si edhe me specialistët veterinerë që operojnë në zone.
2
Teknologjia
Produktet tona prodhohen me teknologji të përparuar bashkëkohore. Ne punojmë me teknologji moderne të prodhimit Italian të çertifikuar sipas ISO 22000: 2005.
3
Stafi
Gjithë proçesi teknologjik udhëhiqet nga inxhinierë teknologë dhe specialistë që njohin mirë teknologjinë e bulmetit të cilët janë gjithnjë në rritje të nivelit të tyre dhe realizojnë produkte cilësore me vlera të plota ushqyese e sipas shijes se konsumatorit.
4
Konsumatori
Ne ofrojmë produkte 25000 familjeve çdo vit. Çdo vit konsumohen 3.3 milion shishe qumësht Lufra. Ne ofrojmë dhe shërbimin HoReCa që nga viti 2014, duke shpërndarë produktet tona të bulmetit tek hotelet, restorantet, dhe shërbimet katering.