Ne besojmë fort në vizionin dhe vlerat tona.
Çdo hallkë e biznesit tonë mbron parimet etike, besimin dhe transparencën.
Në kompaninë Lufra, ne punojmë për një të ardhme më të mirë për të gjithë komunitetin dhe brezat që do vijnë. Për këtë arsye ne kemi hartuar një program për mbrojtjen e mjedisit dhe përgjegjësinë sociale.
Paketimi i produkteve luan një rol të rëndësishëm në mbajtjen e produkteve të sigurta, parandalon shpërdorimin e ushqimit dhe mbron mjedisin. Po ashtu paketimet e disa prej produkteve ‘’Lufra’’ kërkojnë më pak energji në prodhim e si rrjedhojë kontribuojnë në pakësimin e energjisë së shpenzuar.
Për këtë arsye ‘’Lufra’’ punon me ‘’Tetrapack’’ për paketimet në karton, të cilat janë më higjeniket në planet!
Asnjë nga produktet tona nuk përmban sheqer të shtuar. Produktet tona janë shumë të shëndetshme dhe përdoren nga e gjithë familja.
Për konsumatorët që nuk dëshirojnë të konsumojnë yndyrë, Lufra ka sjellë edhe produktet me 0.5% yndyrë si Kosi dhe Qumështi!
Në produktet Lufra nuk ka konservantë, shtesa ushqimore apo ngjyrues, ato janë 100% natyrale.
‘’Lufra’’ ka dhënë kontribut të madh në punësimin e banorëve të zonave përreth fabrikës, por edhe të punonjësve në të gjithë Shqipërinë.
Por jo kaq, prej vitesh ne bashkëpunojmë me furnitorë dhe kompani shqiptare për materialet e nevojshme dhe investon në bashkëpunimin me to. Jo pak herë, ‘’Lufra’’ ka ndihmuar familjet në nevojë nëpërmjet ndihmave ushqimore dhe financiare, në bashkëpunim me organizata bamirëse në Shqipëri.
Për produktet ‘’Tradi’a’’ të prodhuara nga “Lufra“, 5 lekë të çdo produkti të shitur, shkojnë për Fondacionin ‘’Bujqësia dhe Blegtoria Shqiptare’’ në ndihmë të fermerëve. Ky është një fondacion i krijuar nga themeluesit e kompanisë ”Lufra” për të mbështetur fermerët!
Home
Rreth nesh
Karriera
Përgjegjësia Sociale
Publikime
Dërgo feedbackun tënd
Historitë e fermerëve
Zhvillimi dhe Inovacioni
Dhe vizionin për të bërë produktet ‘Made in Albania’ të dëshiruara dhe të besuara në të gjithë botën!
Politikat e privatësisë