EN

Tetori Rozë në Lufra – Një muaj për ndërgjegjësim, forcë dhe jetë

Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, Lufra organizoi një aktivitet të veçantë në zyrat qendrore në Lushnjë, duke bashkuar zonjat e fermave bashkëpunëtore, punonjëset e prodhimit dhe stafin administrativ në një ditë reflektimi, informimi dhe mbështetjeje reciproke.

Në këtë aktivitet mori pjesë edhe Dr.Monika, e cila ndau me të pranishmet informacione të vlefshme për shkaqet, shenjat e para dhe rëndësinë e kontrollit të hershëm të kësaj sëmundjeje. Bisedat ishin të sinqerta, frymëzuese dhe plot emocione, pasi shumë prej zonjave ndanë histori personale dhe mesazhe të forta shprese.

Ky takim u shndërrua në një moment të bukur bashkimi mes grave të Lufrës, atyre që punojnë çdo ditë në fermat e qumështit, në linjat e prodhimit dhe në zyrat e kompanisë duke treguar se kujdesi, forca dhe dashuria për jetën janë pjesë e vlerave që Lufra mbart prej vitesh.

Në fund të ditës, mes buzëqeshjesh dhe përqafimesh, u përcoll një mesazh i qartë për të gjitha gratë:

 

“Kontrolli i hershëm shpëton jetë. Kujdesu për veten, sepse jeta është dhurata më e çmuar.”

Lufra mbetet e përkushtuar jo vetëm ndaj cilësisë së produkteve, por edhe ndaj mirëqenies së komunitetit dhe shëndetit të çdo gruaje, duke e dëshmuar sërish misionin e saj për të ndërtuar, Një jetë plot të mira!

Çdo ditë sjellim në tryezat tuaja produktet më të shëndetshme të qumështit të freskët, të kontrolluara dhe të përpunuara sipas standarteve bashkëkohore Europiane.

Na ndiqni

Rregjistrohu

Rregjistrohu në buletinin tonë informativ për tu informuar rreth të rejave të fundit, kuriozitete dhe publikime nga kompania ”Lufra”.