EN

Dhallë plot histori

Një fushatë unike e Dhallës shqiptare, ku freskia takohet me kulturën!

Etiketa që flasin. Qytete që frymëzojnë.

Këtë verë, Dhalla nuk është pija juaj e dashur por edhe një udhëtim nëpër zemrën e Shqipërisë dhe Kosovës. Përmes një bashkëpunimi të veçantë me Universitetin POLIS dhe dizajnerë të rinj, kemi sjellë në jetë një koleksion të ri etiketa të frymëzuara nga qytetet më të dashura të trevave tona: Tirana, Kruja, Gjirokastra, Berati, Prishtina dhe Shkodra.

Fituesja e konkursit të dizajnit, Dea Çollaku dhe Melisa Koyn të cilat kanë sjellë në jetë gjashtë dizajne të veçanta që reflektojnë shpirtin, arkitekturën, historinë dhe emocionin e çdo qyteti. Çdo shishe dhalle është një ftesë për të zbuluar më shumë – përmes syve të një gjenerate të re krijuesish.

Një gllënjkë freski nga çdo qytet

Tirana

Zemra e Shqipërisë moderne, Tirana ndërthur historinë me energjinë urbane. E themeluar në shekullin XVII nga Sulejman Pasha, ajo u bë kryeqytet në vitin 1920 dhe sot shpalos një mozaik kulturash, me xhami, kisha dhe arkitekturë moderne.

Prishtina

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, është një qendër e gjallë e identitetit kombëtar. Me rrënjë ilire të përmendura që në kohët romake, qyteti sot përfaqëson forcën rinore dhe historinë e qëndresës për liri.

Gjirokastra

Qyteti i gurtë, Gjirokastra, është një thesar i arkitekturës otomane. Me kalldrëme të pjerrëta dhe shtëpi karakteristike prej guri, ajo është vendlindja e shkrimtarit Ismail Kadare dhe shtëpi e një prej kalave më madhështore në vend.

Kruja

Kruja është simboli i krenarisë shqiptare. Kalaja e saj madhështore ishte selia e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu gjatë rezistencës kundër Perandorisë Osmane në shekullin XV. Sot, qyteti ruan shpirtin e asaj epoke.

Shkodra

Një nga qytetet më të vjetra në Ballkan, Shkodra është urë mes historisë dhe kulturës. E themeluar nga ilirët, ajo qëndron pranë liqenit të saj të madhështor dhe ruan një pasuri të pashembullt artistike.

Berati

Qyteti i një mbi një dritareve, Berati është dëshmi e bashkëjetesës fetare dhe historisë mijëvjeçare. Me kala të lashtë, kisha dhe xhami që qëndrojnë krah për krah, ai u zhvillua gjatë periudhës bizantine dhe osmane, ndaj sot është pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.

Çdo ditë sjellim në tryezat tuaja produktet më të shëndetshme të qumështit të freskët, të kontrolluara dhe të përpunuara sipas standarteve bashkëkohore Europiane.

Na ndiqni

Lufra Foods është një kompani ushqimore dhe e pijeve që prodhon dhe shpërndan markat e saj të suksesshme si Lufra, Tido, Tradita, Beneta dhe uji Dukat, ndërsa gjithashtu shpërndan marka të tjera të importuara nga rajoni dhe ndërkombëtarisht.

Çdo ditë sjellim në tryezat tuaja produktet më të shëndetshme të qumështit të freskët, të kontrolluara dhe të përpunuara sipas standarteve bashkëkohore Europiane.

Na ndiqni

Rregjistrohu

Rregjistrohu në buletinin tonë informativ për tu informuar rreth të rejave të fundit, kuriozitete dhe publikime nga kompania ”Lufra”.