EN

Promovojmë figurat e kombit

Përmes një pije tradicionale shqiptare

Tu prezantojmë të huajve historinë dhe krenarinë tonë!

Krenaria e çdo populli frymëzohet nga historia e tij, heronjtë dhe njerëzit e mëdhenj që janë rrënjosur në kujtesën e kombit. Ne shqiptarët kemi se me çfarë të ndjehemi krenarë. Nga mbretërit ilirë tek Skënderbeu, nga heronjtë e pavarësisë tek Shejt Tereza, janë në themelet e kombit tonë, por edhe në piedestalin e vlerave njerëzore të mbarë Botës. Këto vlera janë trashëguar nga njëri brez në tjetrin, duke forcuar identitetin kombëtar dhe ndjenjën e krenarisë.

Tani, në sezonin e verës, Shqipëria vizitohet e frekuentohet për pushime nga miliona njerëz të huaj. Ata vijnë nga çdo cep i Botës për të shijuar natyrën tonë të mrekullueshme, detin, malin, liqenet dhe lumenjtë. Por edhe mikpritjen dhe padyshim, ushqimin tradicional shqiptar. Ne kemi vendosur që këtyre njerëzve t’u prezantojmë sa më shumë të mundemi pjesë të historisë tonë, heronjtë tanë dhe figurat e shquara e të çmuara të kombit tonë.

Kemi zgjedhur ta bëjmë këtë përmes një prej produkteve tona më të shitshme gjatë stinës së verës, dhallës, një produkt tradicional shqiptar.

Çdo kush që do të freskohet këtë verë me një shishe dhallë Lufra, do të prezantohet edhe me një prej figurave tona të mëdha të historisë.

Por cilat janë figurat kombëtare që do na frymëzojnë këtë verë?

Mbretëresha Teutë

Mbretëresha Teutë – Një udhëheqëse e fuqishme e Ilirisë, e cila luftoi kundër Perandorisë Romake, duke përfaqësuar qëndresën dhe guximin.

Teuta e Ilirisë e njohur edhe si Mbretëresha Teuta ishte gruaja e dytë e Agronit. Teuta u vu në krye të shtetit ilir dhe të ushtrisë së tij, duke mbretëruar e komanduar në vitet 230-227 p.e.s. Teuta ishte një personalitet i rëndësishëm i historisë ilire. Sundoi vetëm për 3 vjet, por vepra dhe lavdia e kësaj gruaje ka triumfuar në shekuj.

Afërsisht 400 vjet para erës sonë e deri në 167 para.e.s., shumë fise që përbënin mbretërinë e Ilirisë pushtuan rajonin e njohur sot si Gadishulli Ballkanik. Nga mesi i shekullit të tretë para erës sonë, një nga grupet më të fuqishme ilire ishte fisi i Ardianëve, i cili sundoi përgjatë bregut të Detit Adriatik nga Mali i Zi e deri në Bosnje dhe Hercegovinë.

Kjo mbretëri filloi zgjerimin e saj nën sundimin e mbretit Agron, duke filluar që nga viti 250 para erës sonë dhe arriti fuqinë e saj të plotë nën kontrollin e gruas së tij, Mbretëresha Teuta.

Ismail Qemali

Ismail Qemali – Themeluesi i shtetit të pavarur shqiptar dhe nënshkruesi i Deklaratës së Pavarësisë në 1912, që përfaqëson lirinë dhe pavarësinë e kombit.

Ismail Qemali Bej Vlora, 24 janar 1844 – Peruxhia, 26 janar 1919) ka punuar si nëpunës dhe deputet i Perandorisë Osmane, botues, veprimtar i çështjes kombëtare dhe themelues i Shtetit Shqiptar.

Qe autori kryesor i Deklaratës së Pavarësisë dhe më pas shërbeu si Kryeministër i parë dhe Ministër i Jashtëm i Qeverisë së Përkohshme të Shqipërisë nga 1912 deri në 1914.

Ai kundërshtoi fushatat që ndërmorën ndaj vilajeteve shqiptare. Bashkëpunoi për kryengritjen përfundimtare të vitit 1912 në ujdi me kolegët shqiptarë në parlament pa dallim partie që solli si rrjedhoi njohjen e Vilajetit Shqiptar. Me fillimin e Luftës së Parë Ballkanike u nis nga Stambolli drejt Vjenës për të kërkuar garanci për pavarësimin e Shqipërisë.

Adem Jashari

Adem Jashari – Një nga figurat më të njohura të luftës për lirinë e Kosovës, i cili simbolizon sakrificën dhe heroizmin.

Adem Jashari (28 Nëntor 1955 – 7 Mars 1998) ishte kryekomandanti dhe themeluesi kryesor i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së). Lindi më 28 nëntor 1955 në fshatin Prekaz të Poshtëm të Drenicës, në Kosovë dhe ra dëshmor më 7 mars 1998 në të njëjtin fshat, gjatë Sulmit në Prekaz. Pas luftës, ai u shpall Hero i Kosovës.

Së bashku me vëllain e tij Hamzën, Adem Jashari ka marrë pjesë në sulmet kundër forcave policore–ushtarake serbe, të cilët më vonë e sulmuan shtëpinë e tij në mars të vitit 1998, ku Adem Jashari ra heroikisht së bashku me 58 anëtarët e familjes së tij. Ai njihet si "Kryekomandanti Legjendar i UÇK-së". Urdhëri "Hero i Kosovës" iu dha atij në vitin 2008 nga Kryeministri i Kosovës. Për nder të tij u krijua "Brigada 111" ose "Brigada Adem Jashari"

Gjergj Kastrioti Skënderbeu

Gjergj Kastrioti Skënderbeu – Heroi kombëtar i Shqipërisë, i cili udhëhoqi rezistencën kundër Perandorisë Osmane, duke përfaqësuar qëndresën dhe strategjinë ushtarake.

Gjergj Kastrioti (l. 6 maj 1405 – v. 17 janar 1468), i njohur si Skënderbeu, ishte një feudal dhe udhëheqës ushtarak arbër ,që në fillesë luftoi për Perandorinë Osmane dhe më pas drejtoi një kryengritje kundër saj.

Një anëtar i familjes fisnike të Kastriotëve, ai u dërgua si peng në oborrin osman, ku u arsimua dhe hyri në shërbim të sulltanit për njëzet vitet e ardhshme. U ngrit sipas gradave duke u bërë deri sanxhakbej i Sanxhakut të Dibrës në vitin 1440. Më 1443, ai braktisi ushtrinë osmane gjatë betejës së Nishit dhe u bë sundimtar i Krujës. Në vitin 1444, ai themeloi Lidhjen e Lezhës me mbështetjen e fisnikërisë bashkëkohëse.

Së bashku me venedikasit luftoi kundër osmanëve gjatë Luftës osmano–venedikase të viteve 1463–79, deri në vdekjen e tij në janar të vitit 1468.

Shotë Galica

Shotë Galica – Një nga heroinat më të njohura të rezistencës shqiptare, e cila luftoi për lirinë dhe të drejtat e popullit të saj.

Shote Galica ka lindur në fshatin Radishevë të rajonit të Drenicës në Kosovë. Në vitin 1919 Shota mori pjesë në Kryengritjen e Dukagjinit dhe të Junikut në 1921–1923.

Në vitin 1925 pas vdekjes së burrit të saj, Azem Galicës, ajo mori detyrën e tij dhe luftoi së bashku me Bajram Currin në Has të Prizrenit dhe Lumë. Ajo mbahet mend për kapjen e një komandanti serb dhe një numri ushtarësh në Çikatovë. Në korrik 1927, ajo u tërhoq në Shqipëri dhe kaloi muajt e saj të fundit në Fushë-Krujë, ku ajo vdiq në moshën 31 vjeçare.

Shote Galica mbahet mend për thënien "Jeta pa dije është si një luftë pa armë". Pa përfillur terrorin e armikut dhe ligjet e ashpra të fesë e të kanunit luftoi heroikisht për 12 vjet me radhë kundër pushtuesve serbë, austrohungarezë dhe bullgarë.

Çdo ditë sjellim në tryezat tuaja produktet më të shëndetshme të qumështit të freskët, të kontrolluara dhe të përpunuara sipas standarteve bashkëkohore Europiane.

Na ndiqni

Lufra Foods është një kompani ushqimore dhe e pijeve që prodhon dhe shpërndan markat e saj të suksesshme si Lufra, Tido, Tradita, Beneta dhe uji Dukat, ndërsa gjithashtu shpërndan marka të tjera të importuara nga rajoni dhe ndërkombëtarisht.

Çdo ditë sjellim në tryezat tuaja produktet më të shëndetshme të qumështit të freskët, të kontrolluara dhe të përpunuara sipas standarteve bashkëkohore Europiane.

Na ndiqni

Rregjistrohu

Rregjistrohu në buletinin tonë informativ për tu informuar rreth të rejave të fundit, kuriozitete dhe publikime nga kompania ”Lufra”.